E Martë, 3 Nëntor 2026

GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sot kërkesën për liri të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Ish-gjyqtarja Fetahu, e cila ndodhet në qeli që prej nëntorit 2024, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për arsye shëndetësore.

Por, në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi rrëzimin e kërkesës së Pajtime Fetahut.

Fetahu u la në burg në qeli pas dyshimeve për “korrupsion” dhe favorizim të anëtarëve të një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda pesë ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›