Projekt/buxheti 2012, Basha konsultim me qytetarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është konsultuar me qytetarët e njësisë 11 në kryeqytet për projekbuxhetin e 2012.
Për një buxhet sa më transparent dhe për njohur shqetësimet e qytetarëve janë qëllimi që kreu i bashkisë nis bashkëbisedimet e gjata përpara mbledhjes së këshillit bashkiak për shqyrtimin e projek buxhetit 2012.
Më herët kryebashkiaku ka bërë të ditur se do të kërkohet 3 fishimi i buxhetit të bashkisë i cili do të shërbejë për ndërhyrjet në infrastukturë, rehabilitimet e shkollave dhe në projektet e punësimit.
Paraprakisht është thënë se mbledhja e këshillit bashkiak do të jetë më 28 dhjetor, dhe deri në këtë kohë, kreu i bashkisë do të vazhdojë konsultimet me qytetarët për problematikat dhe ndërhyjet që duhen bërë në Tiranë.