E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mësuesit kërcënojnë me grevë

Pesë milionë euro është borxhi i qeverisë ndaj mësuesve kosovarë, informoi sot “Zëri”. Janë rreth 28 mijë mësues që nuk kanë marrë rritjen e pagës së realizuar më parë gjatë vitit.

Shifrën që qeveria i detyrohet mësuesve në të gjithë Kosovën e konfirmoi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës . Nënkryetari i Sindikatës, Rashit Maliqi, ka theksuar se SBASHK-u është i vendosur që të presë deri të hënën dhe nëse nuk merr përgjigje konkrete se do të paguhen pagat, do të mbahet një mbledhje e bordit për të vendosur rreth qëndrimit të sindikatës, e cila mund të vendosë të shpallë grevë të përgjithshme.

Ragip Gjoshi, këshilltar i Ministrit të Arsimit, Ramë Buja, tha se qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit ka bërë shumë për të rikthyer dinjitetin e mësuesve dhe këtë e ka dëshmuar me rritjen e vazhdueshme të ardhurave të tyre personale.

Ai ka apeluar për mirëkuptim, pasi sado që kjo qeveri është e përkushtuar të kryejë çdo obligim ndaj mësuesve, realiteti ekonomik i detyron institucionet që të kenë nevojë për pak kohë deri në përmbyshjen e të gjithë detyrimeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›