E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti 2013 diskutohet ne komisionet parlamentare

Nëse borxhi publik do të mbetej brenda kufirit ligjor prej 60 për qind të Prodhimit Kombëtar, ekonomia do të ishte më pak e stimuluar. Është ky arsyetimi që kryeministri i qeverisë paraqiti për opinionin publik, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Niveli i borxhit publik për vitin e ardhshëm është parashikuar 62.2 për qind.

Buxheti i vitit 2013 është aktualisht kryefjala e tryezave të çdo komisioni. Debatet kryesore në komisionin e ekonomisë u përqendruan tek kushtëzimi që pushteti qendror i bën komunave dhe bashkive për përdorimin e buxhetit.

Më herët në komisionin e ligjeve u miratuan buxhetet për Prokurorinë, Gjykatën kushtetuese dhe Kontrollin e Lartë të Drejtësisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›