E Martë, 3 Nëntor 2026

Projekte për trashëgiminë kulturore, DRTK Shkodër në fazën e shqyrtimit të disa prej tyre

Ministria e Kulturës po mbështet një sërë projektesh të trashëgimisë kulturore në rajonin e Shkodrës.

Sipas Drejtores së DRTK Shkodër Besara Podgorica, projektet janë në fazën e shqyrtimit bashkë me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Ndër monumentet e parashikuara për tu ndërhyrë janë Kisha e Kabashit në Pukë dhe kisha trikonëshe në afërsi të kalasë së Drishtit.

Ndërsa Kalaja e Drishtit është pjesë e një projekti që do të financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që synon rikualifikimin e lagjes së kalasë, brenda mureve të qytetit mesjetar, arredim urban për vizitorët, si dhe punime konservuese e restauruese në muret e kështjellës mesjetare.

Për vitin 2024 Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër pritet të ndërhyjë në 8 objekte; në Kukës, Lezhë dhe Shkodër, ku bie në sy edhe ndërhyrja në banesën e Pashko Vasës dhe atë të Filip Çekës.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›