Siguria detare, 40 mjete lundruese të bllokuara në një javë

Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 40 mjete lundruese. Uniformat blu bëjnë me dije se janë bllokuar 30 jet ski, 5 skafe dhe 5 gomone.
Blutë bëjnë me dije se 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
Ndërsa 13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, dhe janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.
Drejtuesit e 27 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 12 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.
/rtsh.al/