Projektet e "dosjeve", si u bllokuan muaj te tere
Ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve jane te depozituara tre projekte te ndryshme per hapjen e dosjeve per bashkepunetoret e ish sigurimit te shtetit. Per nje muaj te tere partite e medha politike PD-PS u munduan ti shkrijne projektligjet ne nje te vetem, por pa rezultat. Dy relatoret e zgjedhur ne komision Arben Isaraj dhe Aldo Bumci nuk arriten te bien dakord per nenet e projektligjit. Ngerci me i madh eshte nese do te largohen nga detyra, ata zyrtare apo nepunes te larte te administrates qe vertetohen se kane qene ish bashkepunetore te sigurimit. Duke qene se nuk munden te gjejne gjuhen e perbashket dhe te shkrijne projektligjet ne nje te vetem, komisioni do te preke ne diskutime te tre variantet e propozuara. Procedure e cila do tu kushtoje deputeteve jo vetem kohe por edhe debate te gjata. Javen e ardhshme, Komisioni do te nise te shqyrtoje konkretisht projektet per te dale me nje draft te vetem per t'ia paraqitur Kuvendit. Maxhoranca pretendon se diskutimi do te zgjase vetem dy jave, pasi miratimi i ligjit ne Kuvend nuk duhet te vonohet me, por nga bisedimet e nisura dje, periudha kohore deri kur drafti do te depozitohet ne Kuvend parashikohet te jete me e gjate.