E Enjte, 5 Nëntor 2026

Projektet për 2021 në parkun antik të Antigonesë .

Edhe pse një vit I vështirë për shkak  të pandemisë së covid-19  në parqet arkeologjike  nuk munguan vizitorët  vendas e të huaj. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku në zonat antike spikatnin vizitorët e huaj ky numër përkon më shumë me vendas ndërsa sipas të dhënave nga Drejtoria e Parkut Antigone pjesa dërrmuese kanë qënë shqiptarë të Kosovës. Krahasuar me vitin 2019 ka një përgjysmim të turistëve . Shkelqim Guçe drejtues I parkut bën me dije se viti që sapo ka hyrë shënon edhe disa projekte të rëndësishme  për Antigonenë  dhe parkun antik  të Hadrianopolit .

  • Ndryshe nga vitet e mëparshmë ku Antigoneja dhe më pak Hadrianopoli kishin bumin e vizitorëve pandemia ndikoi ndjeshëm në uljen e numrit të frekuentimit të këtyre pikave antike. Nëse do të vlerësonim statistikat mund të themi se shqiptarët e Kosovës kanë qënë ata të cilët  mbajnë edhe numrin më të lartë të vizitorëve , rreth 800 shtetas. Gjatë pandemisë u referuam në mbylljen e disa problematikave që shqetësojnë këto parqe në jug të vendit . I tillë ishtë plotësimi I infrastrukturës orientuese në Antigonë , investimi I rrugës në Hadrianopol. Për vitin që sapo kemi hyrë shpresojmë që gjërat të jenë ndryshe në turizëm , janë dy projekte që kemi nisur pikërisht ai I ngritjes së muzeut të Antigonesë  pasi gërmimet arkeologjike dhe misionet e përbashkëta Itali- Shqipëri kanë nxjerrë në pah dhjetra pjesë të antikitetit  të arkivuara  nga ne .  Por ka ardhur koha që të vihen në dukshmëri të vizitorëve . Nga ana tjetër një ndërhyrje emergjente është pikërisht ajo e kollonave të dëmtuara të këtij parku , për të cilat presim specialistët arkeologë me qëllim rikthimin në gjëndjen e mëparshme.  Turizmi malor në zonën e Antigonesë  është mjaft I ndjeshëm ku vetë banorët  në vitet e fundit  kanë çelur banesat  nëpër rrethinat e parkut , e në këtë pikë do të këtë më shumë bashkëpunime sa I përket aktiviteteve që kanë për qëllim pasqyrimin e traditës .

Në parkun arkeologjik të Antigonesë  gjatë viti që lamë pas mbërritën në vizita një ditore reth 1800 turistë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›