Kukës: Vijojnë reshjet e shiut, nuk ka probleme për njerëzit e banesat

Bashkia e Kukësit e cila ditët e fundit ka njohur reshje te dendura shiu dhe dëbore në zonat malore, përditësoi të dhënat duke sqaruar se “reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente, ku mbrëm vonë pati dhe reshje bore me dendësi të vogël”.
Zonat të evidentura si problematike, ku rrezikohen banesa, bisnese apo toka bujqsore ( toka te permbytura nuk ka). Me përjashtim te fshatit Tushaj, fshatit Pistë lagjia Zmakaj, ku ekipi i emergjencave ka verifikuar rrëshqitje të terrenit në Tushaj, por pa probleme për njerzit dhe banesat.
Bashkia sqaroi se është ndërhyrë në rregullimin e Urës të fshatit Mgullë, e cila si pasoj e reshjeve të mëdha qe demtuar. Po sot me ndërhyrjen e stafit të bashkisë ajo është fuksionale për gjithë banorët e zonës.
Gjendja e hidrovoreve paraqitet e mirë. Niveli i lumenjve është në rritje por janë nën kontroll). Niveli i kaskadës së Drinit po në rritje).
Bashkia shprehet se rezervuaret deri tani nuk kanë paraqitur probleme.
Gjendja në akset rrugore si rezultat i rënies gjatë gjithë ditës të shiut dhe borës është si vijon: Janë pastruar gurët dhe dherat nëpër çdo njësi, ku njerzit dhe fadromat kanë punuar pa pushim, duke i mbajtur të gjitha në gatishmëri të plotë.
Është pastruar dhe hapur rruga në Njësinë Shishtavec, fshati Novosej dhe Shishtavec, pasi gjatë natës ka pasur rrëshqtije të gurëve. Në Shtiqen rrugët janë të hapura e ndërsa është pastruar dhe pjesa afër aeroportit.
Në Njësinë Topojan-Xhaferraj ka patur rreshiqtje dherash, të cilat janë pastruar dhe u është hedhur kripë në të gjitha akset e njësive.
Në Njësinë Administrative Cajë ka patur rënie gurësh në rrugë, ku firma private ka marr masa e menjëhershme për ta pastruar.
Në fshatin Cernaleve është bllokuar rruga si rezultat i rënies së gurëve, ku ndërkohë po vijon puna për zgjidhjen e problemit.
Fadromat po punojnë në të gjitha drejtimet, duke mbajtur në gadishmeri të plotë të gjitha akset rrugore, në bashkëpunim me punonjësit e njësive administrative.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk ka munguar. Me përjashtim të Njësisë Administrative Kalis, ku kabina është demtuar duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë tek këta banor. Por punonjësit e OSHE-së po punojnë për ta kthyer në normalitet.
Strukturat dhe mjetet e angazhuara vijojnë të jenë në terren e në gatishmëri për monitorimin e situatës në gjithë rrethin e Kukësit.