E Enjte, 5 Nëntor 2026

Projektet që shndërrojnë Pogradecin

Restaurimi i dy lagjeve historike të qytetit, ndërtimi i tre rrugëve në zonën e Mokrës si dhe shndërrimi në pedonale i fshatit turistik të Tushemishtit do të jenë fillesat e punës për vitin 2022 në Pogradec. 

Kryebashkiaku Ilir Xhakolli tregon se në fillim të vitit nis restaurimi i shtëpive në lagjet e njohur si ajo e Toplecit dhe rrugës Naim Frashëri. 

Ndryshim drastic do të pësojë edhe fshati Tushemisht. 

Xhakolli tregon projektin që shndërron fshatin turistik në pedonale duke zhvendosur rrugën e makinave nga pas dy pikave turistike si Driloni dhe Tushemishitit. 

Tre janë rrugët që pritet të ndërtohen në zonën e Mokrës, pjesë e Pogradecit. Synimi thotë Xhakolli është ngritja e një piste skish në zonën malore të kësaj zone. 

Ilir Xhakolli drejton prej gati dy vitesh Bashkinë e Pogradecit që sfidë ka shndërrimin e qytetit në një vend atraksioni për shqiptarët. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›