E Enjte, 5 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, fluks normal në Kakavijë e Kapshticë

Edhe këtë vit pandemia shumë familje i ka detyruar të festojnë të ndara. Tregues janë dhe hyrjet në Pikë Kalimet Kufitare tokësore që na lidhin me shtetin fqinj, Greqinë. 
Shifrat tregojnë se mbetemi shumë larg atyre të dy viteve më parë. Përmes Kakavijës për festat e funditvitit këtë vit kanë hyrë rreth 11 mijë persona, nga 18 mijë që erdhën në vitin 2019-të. E njëjta situatë edhe në Kapshticë.
Pikat kufitare të Kakavijëa, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve, ndërsa pika kufitare e Tri Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Deri më 10 janar, çdo person mbi 5 vjeç që udhëton drejt Greqisë, pavarësisht është apo jo i vaksinuar, duhet të paraqesë test negativ PCR deri në 72 orë, ose RAPID TEST 24 orësh. 
Ky rregull i vendosur nga Ministria greke e Shëndetësisë, vjen si masë për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të virusit, Omicron.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›