“Ndërmendje”, kartolina e Shkodrës

Në Shkodër u zhvillua koncerti tradicional i fund vitit “Ndermendje”. Veprimtaria ngjiti në skenën e teatrit Migjenin, elitën e artit shkodran.
Orkestra e qytetit nën drejtimin e të mirënjohurit Jetmir Barbullushit, këngëtarët më në zë të Shkodrës, të brezave të ndryshëm performuan në “Ndërmendjen” e këtij fund viti. Ajo perveçse përmblodhi zhvillimet dhe krijimtarinë më të spikatur muzikore të një viti në Shkodër, vjen gjithashtu edhe si një kartolinë promovuese e resurve të Shkodrës.
“Ndërmendja” shkodrane e këtij fund viti, organizuar nga Bashkia e Shkodrës dhe teatri “Migjeni” erdhi edhe si homazh për personalitetet e artit dhe të kulturës që u ndanë nga jeta gjatë këtij viti, si Paulin Preka , Fadil Kraja e Kujtim Alija që ishte edhe ideatori dhe realizuesi e kësaj vepritarie që zhvillohet në Shkodër prej më shumë se 20 vitesh.