Projekti Dhërmi-Sarandë, protestuesi denoncon Bollanon
Burime për "Gazeta Shqiptare" konfirmojnë se denoncues është një nga katër banorët e Himarës që u shoqëruan të enjten në polici, pas bllokimit të punimeve të firmës që po merret me ndërtimin e rrugës nacionale Dhërmi-Sarandë
VLORË - Kryebashkiaku Vasil Bollano denoncohet në Prokurorinë e rrethit të Vlorës nga një banor i Himarës, i cili e akuzon për dhënien e urdhrit për ndryshime në projektin e aksit rrugor Dhërmi-Sarandë, urdhër që sipas tij i dëmton pronën. Burime për "Gazeta Shqiptare" konfirmojnë se denoncues është Kosta Andruco, një nga katër banorët e Himarës që u shoqëruan të enjten në komisariatin e policisë, pas bllokimit të punimeve të firmës që po merret me ndërtimin e rrugës nacionale Dhërmi-Sarandë. "Projekti ka përjashtuar prishjen e një magazine dhe ka devijuar në bahçen time, që më parë nuk ka qenë në projekt", - thotë Andruco. Më pas ai shton se, për këtë nuk është shpronësuar dhe për pasojë nuk mund t'i prishen pronat. "Ishte ky shkaku që ne protestuam të enjten, duke bllokuar punëtorët e mjetet e firmës, gjë të cilën do ta bëjmë dhe në vazhdim, duke kërkuar zbatimin e ligjit", - shton ai. Në kallëzimin penal të dorëzuar në Prokurorinë e rrethit e që mban datën 27 mars 2009, denoncuesi Andruco jep dhe motivet që e kanë shtyrë të bëjnë këtë aktpadi. "Ndërhyrja e dhunshme e forcave të rendit në dëmin tim dhe të familjes sime, është bërë me kërkesën e kryetarit të bashkisë, i cili ka kërkuar të përfitojë nga ndërhyrja e tyre për të realizuar qëllimin e tij të kundërligjshëm, që është spostimi i projektit të rrugës", - thuhet në akuzën e dorëzuar nga Andruco.
(d.b/GSH/BalkanWeb)