"Poli i Lirisë": Ne jo me PS-ne, aleancë me Berishën
Kryetarët e PDK dhe LZHK pohojnë se nuk mund të bëjnë koalicion me Partinë Socialiste per zgjedhjet parlamentare te Qershorit. Ata pranojnë që lidhja natyrale e këtij koalicioni është me të djathtën dhe programet e përafërta me të
TIRANE-Dy nga drejtuesit e koalicionit "Poli i Lirisë" mohuan kategorikisht faktin që pas zgjedhjeve ata të bëjnë koalicion me të majtën dhe Partinë Socialiste. Nard Ndoka i PDK-së dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, pranojnë që lidhja natyrale e këtij koalicioni është me të djathtën dhe programet e përafërta me të. "Ne nuk jemi shprehur asnjëherë se s'do të kemi koalicion me Berishën dhe koalicionin e tij, por kjo mbetet për t'u parë vetëm pas zgjedhjeve të qershorit", - u shpreh demokristiani Ndoka. Shehi i LZHK-së, theksoi se një bashkëpunim paszgjedhor i takon vetëm një diskutimi pasi të dalin rezultatet e zgjedhjeve dhe të shihet se kush do të jetë fituesi. "Po një nga kushtet tona është se e kemi përjashtuar kategorikisht bashkëpunimin me Partinë Socialiste. Por kushti më kryesor është zgjidhja e çështjes së pronës dhe se kush do të merret në qeverisjen e ardhshme me këtë çështje", - u shpreh Shehi. Nga ana e saj, Partia Aleanca Demokratike, tashmë një aleate e PD-së, shpreh bindjen e vet për një fitore të së djathtës në zgjedhjet e 28 qershorit. "Fitorja e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit është e padiskutueshme dhe kjo lidhet me arritjet e mëdha që ky koalicion ka arritur në këto katër vjet", - u shpreh dje nënkryetari i PAD-së, Arben Demeti.
(d.b/GSH/BalkanWeb)