“Buxheti i shtetit s’po realizohet, rrezikon ekonomia”
Nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace theksoi sot gjate nje konference per shtyp se "zbatimi i buxhetit vihet në rrezik për shkak të panikut elektoral të Berishes c’ka pasohet me rrezikun për ekonominë"
TIRANE-Partia Socialiste është shprehur sot e shqetësuar se shifrat e zbatimit te buxhetit për muajt e parë të 2009 janë shqetësuese. Sipas nënkryetarit te grupit kuvendor socialist, Erjon Brace zbatimi i buxhetit vihet në rrezik për shkak të panikut elektoral të Berishes c’ka pasohet me rrezikun për ekonominë. “Shifrat e realizimit të buxhetit të shtetit, për vitin 2009, vetëm për dy muajt e parë, tregojnë një rrezik të madh për ekonominë e vendit, rrezik të madh për ekonominë e cdo familjeje të vendit, rritjen e varfërisë, rritjen e tmerrshme të e papunësisë si dhe mungesën e zërit të investimeve publike në vend”, u shpreh Brace gjatë një konference për shtyp nga selia e PS.
Brace renditi një sërë arsyesh që dëshmojnë shkeljet që sipas tij janë bërë në buxhetin e shtetit. “Në zërin e të ardhurave ligji i buxhetit të shtetit është shkelur duke treguar vetëm për dy muaj një deficit prej 35 milionë dollarësh. Tatimi mbi fitimin ne dy muaj nuk është realizuar vetëm në 4 milionë dollarë, tatimi mbi pasurine ka një mosrealizim në masën 4.3 milionë dollar, taksat lokale vetëm në dy muaj kanë një mosrealizim në mbi 7 milionë dollarë”.
Sipas PS, të gjitha keto tregojnë shtrirjen e krizës në cdo biznes apo shtrirjen e institucioneve financiare, “si banka e Shqiperise ne pamundësi të saj për tu përgjigjur në kohë detyrimit për derdhjen e fitimit në buxhetin shtetit”.
Brace e cilësoi këtë një zhvatje që qeveria Berisha po u bën të ardhurave familjare sidomos nga puna. “Kjo është e padurueshme”, tha ai.
(d.b/BalkanWeb)