E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti TAP, Dhima: Ja përfitimet e Shqipërisë

Një nga njerëzit që prej 10 vitesh i është përkushtuar projektit TAP i cili do të sjellë gazin Azer në vendin e Shqiponjave shprehet se ndikimi më i madh do të jetë ulja e çmimit të gazit dhe në punësim.

Stavri Dhima, Përgjegjës i sektorit të Hidrokarbureve në METE ndër të tjera shpjegon se aktualisht në gazsjellësin TAP  janë të punësuar 50 persona ndërsa në vijim pritet të punësohen edhe 20 mijë të tjerë.

Dhima shpjegon se fillimisht do të përfitojë sektori i energjisë pasi do të vihen në punë TEC-e duke sjellë energji më të lirë për vendin më pas bizneset dhe qytetarët.

Ndërkohë që një tjetër përfitim i Shqipërisë sipas përgjegjësit të sektorit të hidrokarbureve dhe njëkohësisht edhe  njohësit mjaft të mirë të këtij projekti është edhe aspekti gjeopolitik dhe ekonomik pasi në këtë mënyrë vendi merr një status të ri përsa i përket rëndësisë energjitike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›