E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushimet verore, operatorët turistik rekomandojnë bregdetin shqiptar

Zgjedhjet parlamentare  kanë ngrirë turizmin në vendin tonë gjatë muajit qershor. Megjithatë aktualisht vihet re interes i shtuar i të huajve për Shqipërinë.

Përfaqësuesja e Agjensisë Yldon Griselda Goxhara shpjegon se këto ditë ka pasur mjaft interes për bregdetin e jugut por nuk mbeten pas edhe vendet malore si Valbona, Thethi  apo Voskopoja. Gjithashtu prenotimet tregojnë se edhe shqiptarët këtë vit i kanë kthyer sytë më shumë drejt vendit të tyre.

Ndërkohë përsa i përket shteteve më të preferuara për të kaluar pushimet mbeten Greqia e cila ofron edhe çmime më të arsyeshme por nuk mbeten pas dhe Spanja me Turqinë pavarësisht se janë më të kushtueshme.

Tashmë që shumica e shqiptarëve kanë marrë pushimet agjensitë këshillojnë që të zgjedhin Shqipërinë e kryesisht bregdetin e jugut pasi çmimet janë më të arsyeshme dhe peizashi që ofrohet  është mjaft i veçantë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›