E Enjte, 5 Nëntor 2026

Projekti i Reformës Policore, Proda takim me ekspertët e qeverisë britanike

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë kanë angazhim të përbashkët në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, i cili synon menaxhimin e burimeve policore në nivel strategjik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u takua me ekspertët e dërguar nga qeveria britanike, të cilët janë angazhuar në zbatimin e projektit të iniciuar në vitin 2023.

Proda i falënderoi ekspertët britanikë për kontributin e tyre deri më sot, të pasqyruar edhe në ligjin e ri për Policinë e Shtetit. Ai i garantoi ata për vendosmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin me qëllim për ta përfunduar procesin e modernizimit të Policisë së Shtetit.

Ekspertët britanikë nga ana e tyre falënderuan drejtorin e Përgjithshëm për prioritetin që i ka dhënë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, përfshirë mbështetjen e pakushtëzuar nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat janë të përfshira në këtë projekt.

30 rekomandime shumë të vlefshme u dhanë për Policinë e Shtetit në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat synojnë përmirësimin e aspekteve organizative dhe financiare të Policisë së Shtetit, si dhe policimin në komunitet dhe marrëdhënien me median dhe qytetarët.

1 nga 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›