Projekti i Unazes se Madhe serish perplasje Qeveri - Bashki
Lizeta Duro
Per projektin e ndertimit te Unazes se Madhe ne kryeqytet dje jane perplasur serish Qeveria me Bashkine. Ne mbledhjen e qeverise kjo e fundit ka miratuar vendimin per hapjen e tenderit per Unazen e Madhe te Tiranes duke e konsideruar nje vendimmarrje te rendesishme qe pason vendimmarrjen e pak diteve me pare ne KRRTRSH ku u miratuan dy segmente te kesaj unaze qe ne krahun veri-perendimor do te kete 8 korsi. Gjate mbledhjes ne fjalen e tij kryeministri Berisha e quajti mashtrim e radhes pretendimin e Edi Rames se eshte qeveria ajo qe ka djegur kredine per ndertimin e Unazes se Madhe dhe ngarkoi ministrin e Transporteve te zbardhe dokumentet zyrtare per kete projekt. Menjehere pas deklaratave te kryeministrit ka reaguar Bashkia e Tiranes. Zedhenesi i Bashkise Florion Seriani u shpreh se Bashkia e Tiranes ka bere publike disa fakte te cilat sipas tij vertetojne se projekti i Unazes se Madhe te Tiranes nuk eshte bllokuar nga ky institucion. Seriani tha se dy vjet me pare eshte miratuar nga Keshilli Bashkiak kredia me 20 milion euro per ndertimin e Unazes. Zedhenesi i Bashkise tha gjithashtu se kryebashkiaku Rama i ka derguar BERZH-it nje leter ku shpreh gatishmerine per bashkepunim me qeverine per realizimin e ketij projekti.
Berisha
Ne mbledhjen e qeverise Berisha pas fjalimit per Unazen e Madhe hodhi poshte deklaratat e Bashkise se qeveria ishte fajtore per trafikun. Sipas Berishes askush nuk e ka penguar Edi Ramen te investoje ne rruge e kanalizime por qe eshte vete Rama qe e shperdoron fondin e Bashkise se Tiranes. Ne miratojme vendimin per te lejuar drejtorine e pergjithshme te rrugeve per te hapur tenderin per ndertimin e unazes se Tiranes segmentin Komuna e Parisit- rruga Tirane-Elbasan. Zoti Edi Rama u deklaroi qytetareve se eshte qeveria ajo qe ka djegur kredine per unazen eshte mashtrim i denje vetem per ate qe ka shnderruar ne moral genjeshtren. Kredia as nuk eshte djegur dhe as nuk digjet. I kam deklaruar Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim se ne jemi te gatshem te marrim borxh per unazen e Tiranes. Por zoti Edi Rama nuk binte dakord qe ky te ishte nje bashkepunim qeveri-bashki u shpreh Berisha. Kryeministri shtoi se shuma e akorduar ne forme granti per Bashkine eshte 3 here me e madhe sesa fondi i akorduar kesaj bashkie gjate qeverisjes socialiste dhe se ne shifra llogaritet mbi nje miliard leke. Gjate mbledhjes Berisha preku edhe nje here situaten kaotike te trafikut ne Tirane dhe heqjen e aboneve ku sipas kryeministrit edhe keto ishin vepra te Edi Rames.
Reagimi
Zedhenesi i Bashkise se Tiranes e quajti banal fjalorin e kryeministrit Berisha ne mbledhjen e qeverise duke shtuar se te gjitha ato qe tha kryeministri per Bashkine jane te pa verteta.
Seriani tha se ata kane vene ne dispozicion tre fakte te cilat vertetojne se projekti i Unazes nuk eshte bllokuar nga Bashkia e Tiranes. Lidhur me unazen e madhe po ju veme ne dispozicion vendimin e Keshillit bashkiak te dy vjeteve me pare per miratimin e 20 milion euro kredi per Unazen e Madhe. Fakt tjeter eshte njera nga letrat e shumta ku kreu i Bashkise se Tiranes i shpreh BERZH gatishmerine e plote qe ky projekt te jete i perbashket me qeverine shqiptare tha zedhenesi i Bashkise se Tiranes. Lidhur me kaosin e trafikut te tre diteve me pare analiza e bere nga Drejtoria e Transporteve konkludoi se bllokimi i rrugeve te Tiranes ka qene i organizuar dhe orkestruar politikisht duke e kthyer Policine e Shtetit ne vegel te lojes se ulet te pushtetit.
Poni Kerkojme mbledhjen e Keshillit per te miratuar fondet e nevojshme per te zhdemtuar qytetaret e demtuar prej Rames
Ferdinand Poni kryetar i grupit te keshilltareve te Partise Demokratike ne Bashkine e Tiranes ne emer edhe te grupit te keshilltareve te kesaj partie ne Keshillin e Bashkise se Tiranes ka kerkuar dje thirrjen e mbledhjes jashte radhe te Keshillit Bashkiak te Tiranes. Sipas Ponit mbledhja duhet te organizohet me qellimin e vetem per marrjen e te gjitha masave administrative e organizative si dhe me gjetjen e fondeve te nevojshme per te zhdemtuar deri ne qindarken e fundit qytetaret e demtuar prej Rames. Poni u shpreh se permbytjet dhe bllokimi katastrofik i Tiranes si dhe trafikut i saj nuk jane per here te pare ne Tirane. Keto jane ngjarje te perseritura per fatin e keq dhe qe kane ardhur per shkak te pa pergjeshmerise se veprimeve dhe mosveprimeve te z. Rama cka ka sjelle deme te parikuperueshme per qytetaret dhe bizeneset e Tiranes per femijet e nenat e tyre per shkollaret dhe punonjesit e Tiranes. Nuk eshte hera e pare qe Grupi i Keshilltareve ka denoncuar veprimet dhe mosveprimet abuziviste te demshme dhe do te thosha me qendrime kriminale ndaj interesave te qytetareve te Tiranes ne pergjithesi dhe atyre te permbytur vetem dy dite me pare ne vecanti. Lidhur sa me siper duke pare keto qendrime dhe mosveprime mbeshtetur ne Ligjin Nr 8652 date 31.07.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore per tiu ardhur ne ndihme qytetareve te demtuar nga veprime te papergjegjshme te tij per shkak te permbytjes Grupi i Keshilltareve te Partise Demokratike ne Bashkine e Tiranes do te therrase mbledhje jashte radhe te Keshillit te Bashkise se Tiranes me qellimin e vetem marrjen e te gjitha masave administrative e organizative dhe para se gjithash gjetjen e fondeve te nevojshme per te zhdemtuar deri ne qindarken e fundit qytetaret e demtuar prej Rames. Po kaq fatale e denueshme dhe e papranueshme eshte mos levizja e asnje prej institucioneve te Bashkise se Tiranes per te qene afer banoreve te Tiranes te prekur apo te demtuar nga permbytjet qe Rama ne menyre recidiviste iu dhuroi atyre vetem dy dite me pare. Ashtu si frika e tij makbethiane nga vendi i krimit nga permbytja dhe vendet e permbytjes Rama as qe denjon te shkoje te gjendet prane qytetareve qe i demtoi u shpreh kryetar i grupit te keshilltareve te Partise Demokratike ne Bashkine e Tiranes Ferdinand Poni. Sipas Ponit konvulsionet makbethiane te Rames jane aq te paparashikueshme saqe ne kulmin e fatkeqesise per qytetaret e Tiranes te gjeje cmendurisht dhe turpesisht kurajen per te fajesuar ministrin kryeministrin dhe qytetaret qe ndenjen per pese ore ne rruget e permbytura prej tij ne rruget e bllokuara prej tij dhe ne katrahuren e krijuar prej tij.
25 Nentor 2010