E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Buxheti me shifra te manipuluara tregues i qarte i krizes ne vend



Eljona Ballhysa
Nje dite pas miratimit ne Kuvend te buxhetit per vitin 2011 kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha dje se ky eshte nje buxhet me shifra te manipuluara dhe nje tregues i qarte i krizes ne vend. Gjate fjales se tij Rama e cilesoi seancen e djeshme parlamentare nje shfaqe te radhes te vulgaritetit te orkestruar nga vete kryeministri Berisha. Gjate fjales se tij Rama tha se rritja e rrogave dhe e pensioneve eshte nje manipulim per te mbuluar rritjen e perditshme te cmimeve. Me tej ai tha se qeveria po ben gati manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme lokale duke filluar me regjistrin e zgjedhesve per te cilin ai akuzoi ministrin e Brendshem Lulzim Basha. Rama premtoi se opozita nuk do te lejoje qe te manipulohen serish zgjedhjet. Ai beri thirrje qe maxhoranca ta pranoje oferten e fundit te PS-se per te bere transparencen e zgjedhjeve te kaluara. Kryetari i Partise Socialiste gjithashtu nuk la pa permendur edhe ate qe e quajti abuzim te paprecedente me fondet publike te cilat sipas tij kane hedhur rrenjet edhe ne boten mediatike. Ky eshte nje problem serioz i rende qe duke mos u zgjidhur vazhdon te shtremberoje teresisht tregun mediatik vazhdon te mbylle rrugen e konkurrences se lire dhe vazhdon te privilegjoje operatoret qe bejne me zell altoparlantin e qeverise dhe kryeministrit - tha Rama.
Buxheti
Duke iu referuar seances se nje dite me pare ne Kuvend ku u miratua edhe buxheti per 2011-n Rama tha se kjo seance parlamentare ishte nje shfaqje e pashembullt vulgariteti e orkestruar nga vete kryeministri Berisha. Parlamenti ishte nje shfaqje e orkestruar nga Berisha. Nje shfaqje jashtezakonisht shqetesuese per gjendjen mendore te kryeministrit por edhe per kalbezimin moral te pushtetit te vjedhur qe nuk i ka mbetur vetem qe te ribeje buxhete te mbeshtetura mbi manipulime shifrash - theksoi Rama. Sipas tij ky buxhet rikonfirmoi dhe njehere se qeveria vepron me filozofi te mbrapshte ndersa Berisha mbushi me genjeshtra jo vetem Parlamentin por edhe mbare opinionin shqiptar. Ky buxhet rikonfirmoi nje vizion te mbrapshte dhe nje filozofi po aq te mbrapshte te nje qeverisjeje. Eshte tallje tu thuash shqiptareve qe do tu rriten rrogat kur ne fakt ulen tallje dhe turp tu thuash qe shqiptaret jetojne mire dhe jane vendi me ekonomi te zhvilluar ne bote - u shpreh Rama lidhur me buxhetin 2011.
Zgjedhjet
Persa u perket zgjedhjeve te ardhshme lokale Rama shprehu shqetesimin per krijimin e regjistrit elektronik te votuesve dhe publikimit te listes se zgjedhesve per zgjedhjet vendore me 8 maj te vitit 2011. Rama tha se ne krye te procesit te manipulimit te zgjedhjeve te ardhshme lokale qendron ministri i Brendshem Lulzim Basha. Nuk ka asnje vullnet per te bere nje proces transparent ne zbatim te ligjit persa i perket regjistrimit elektronik te popullsise dhe pergatitjes se listes se zgjedhesve. Dhe ne kete menyre synohet te deformohet vullneti i zgjedhesve. Kjo eshte e qarte sic eshte e qarte qe Ministria e Brendshme dhe kreu i saj jane ne krye te nje procesi teresisht jotransparent - u shpreh kreu socialist. Sipas Rames Partia Socialiste ka komunikuar me Ministrine e Brendshme dhe i ka kerkuar berjen publike te listes se zgjedhesve per lokalet. Ndoqem rrugen kontaktit te drejtperdrejte zyrtar per te mos spekuluar se nuk e kemi ne filozofine tone spekulimin me te verteta e faktet por morem pergjigjen qe i shkon bashke per shat ministrit te Brendshem qe thane se materiali qenka derguar por ne mund ta gjejme ate ne internet - eshte shprehur Rama. Sipas tij opozita do te perpiqet qe te mos mbetet asnje shans qe procesi zgjedhor te deformohet dhe te kthehet ne nje kasaphane. Ne kete pike Rama i beri thirrje maxhorances qe te pranoje oferten e re te opozites e cila do ti jepte fund krizes politike ne vend. Qe te mos grabise zgjedhjet e ardhshme eshte kohe qe oferta jone te pranohet qe bashke me transparencen te nise edhe puna per nje kuader ligjor qe do te mundesoje zgjedhje te nje standardi europian - u shpreh Rama gjate bashkebisedimit te djeshem me gazetaret.

Opozita e Bashkuar zhvillon protesten e pare ne Elbasan kerkon rrezimin e qeverise

Eshte zhvilluar dje pasdite protesta e pare e koalicionit Opozita e bashkuar ne qytetin e Elbasanit. Turi i ri i protestave te PS-se qe pritet te zhvillohen ne te gjithe vendin do te mbaje sloganin Lufte kunder korrupsionit keqqeverisjes varferise dhe krizes totale. Ne protesten e djeshme ishin te pranishem kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci kreu i PLD-se Spartak Ngjela si dhe deputete te tjere socialiste te rrethit te Elbasanit. I pranishem ne protesten e PS-se ne Elbasan ka qene edhe kreu i te perndjekurve Kurt Kola i cili u eshte drejtuar te pranishmeve te mos lejojne nje tjeter diktature te ngritur nga Saliu dhe se shqiptaret nuk mund ti japin me vote diktatures pasi sipas tij Berisha eshte mashtruesi numer nje. Edhe deputetja e qarkut te Elbasanit Valentina Leskaj kerkoi largimin e Berishes nga pushteti pasi sic tha ajo nen pushtetin e tij vendi po degradon.
Edhe kryetari i PLD-se Spartak Ngjela beri thirrje per bashkim popullor me qellim rrezimin e Berishes nga pushteti. Sipas tij shqiptaret jane kunder tiranise prandaj duhet rrezuar kjo qeveri. Nuk tolerojme abuzuesit me pushtetin - theksoi Ngjela.
Gjate fjales se tij kryetari i PS-se Edi Rama ka deklaruar se Berisha po mban peng vendin. Berisha po mban peng kutite e materialeve zgjedhore. Po mban peng gjykimin e popullit qe e ka denuar me vote. Po mban peng ekonomine e vendit dhe po rrit cmimin e energjise. Sherbimi shendetesor eshte pese here me i shtrenjte ndersa Berisha flet per rritje pagash - tha Rama. Shqiptaret duan nje qeveri qe vjen nga votat e ndershme. Berisha po pengon zhvillimin opozita do te pengoje rrugen e tij - theksoi kreu i PS-se.
Pas Elbasanit opozita do te beje disa dite pushimi me rastin e festave kombetare te 28-29 Nentorit. Me pas turi i protestave do te ndalet me radhe ne Pogradec Durres e Fier.

Haxhinasto nis takimet per zhvillimin e diplomacise ekonomike

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dhe ne nje takim zevendesministrin e Ekonomise se Polonise Marcin Korolec dhe zevendesministrin e Mjedisit te Polonise Henryk Jerziersky. Gjate bisedimeve ministri Haxhinasto shprehu besimin se Presidenca polake e BE-se ne gjashtemujorin e dyte te vitit 2011 do te vijoje te mbeshtese integrimin e Shqiperise ne BE dhe te nxise perspektiven e europiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Duke bere nje prezantim te gjithe performances ekonomike dhe klimes se biznesit ne Shqiperi ministri Haxhinasto u shpreh se bashkepunimi ekonomik eshte nje dimension shume i rendesishem i marredhenieve mes te dy vendeve te cilit ne i kushtojme nje vemendje te vecante. Ai vleresoi klimen e favorshme te biznesit per terheqjen e investimeve polake dhe shprehu kenaqesine per trendin ne rritje te shkembimeve tregtare. Gjithashtu gjate dites se djeshme u nenshkrua Protokolli i Bashkepunimit Ekonomiko-Tregtar Nderqeveritar shqiptaro-polak.

Talio
Mesazhi
Presidenti Obama uron Topin per festen e Pavaresise

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka marre dje nje mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama me rastin e festes se Pavaresise.
Ne mesazhin e tij Obama shpreh urimet me te mira te tij dhe popullit amerikan me rastin e 28 Nentorit. Ai nenvizon se SHBA-te dhe Shqiperia do te vazhdojne te jene alete dhe miq te mire ne te ardhmen. Ne emer te popullit amerikan Ju shpreh Juve dhe te gjithe qytetareve shqiptare urimet e mia me te mira me rastin e 28 Nentorit Dites suaj te Pavaresise. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane miq te ngushte dhe aleate te lidhur nga detyrimi yne solemn ndaj sigurise se njeri-tjetrit. Ne i vleresojme dhe pershendesim perpjekjet e Shqiperise ne drejtim te promovimit te paqes dhe qendrueshmerise anembane botes dhe ndihemi krenare te sherbejme perkrah jush ne perpjekjen tone si aleate ne Afganistan. Ne te njejten menyre ju inkurajojme per reforme te metejshme per te perparuar ne rrugetimin tuaj integrues per ne Bashkimin Europian. Ndersa vazhdojme te punojme se bashku per perparimin e qellimeve tona te perbashketa ne Europe dhe me gjere qe nga ruajtja e qendrueshmerise ne Ballkan e deri te ndertimi i nje te ardhmeje me te mire ne Afganistan une jam i bindur se lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme - perfundon mesazhi i Presidentit te SHBA-ve Barak Obama.

Konferenca e kryetareve nuk merr vendim per mocionin me debat

Konferenca e kryetareve te grupeve parlamentare nuk ka rene dakord per caktimin me konsensus te nje date kur ne Kuvend te zhvillohet mocioni me debat i kerkuar nga Partia Socialiste per ceshtjet e integrimit. Kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci ka kerkuar qe debati te zhvillohet sa me shpejt te jete e mundur por demokratet kerkuan me shume kohe per tu pergatitur dhe kane propozuar qe debati te zhvillohet nga fundi i dhjetorit. Negociatat per daten mes Gramoz Rucit dhe Astrit Patozit jane ende te hapura por koha e tyre eshte e kufizuar deri te enjten. Sipas Rregullores ne rastin kur kryetaret e grupeve nuk arrijne mirekuptim per caktimin e dates kryetari i Kuvendit e propozon ate ne seance dhe deputetet vendosin me votim te hapur. E sigurt eshte se debati per ceshtjet e integrimit do te kryhet ne 4 javet e ardhshme pasi Rregullorja percakton se ai nuk mund te zhvillohet me vone se 30 dite nga paraqitja e mocionit pra jo me vone se data 24 dhjetor.

c

27 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›