E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i ri i Florentino Perezit

Në verë Real Madridi mund të duket krejt ndryshe. Projekti i ri i Florentino Perezit ka për bazë largimin e disa yjeve ndërsa blerjen e lojtarëve të mëdhenjë që po shquhen në Evropë.

Blerja e David Silvës, Gareth Bale dhe Edinson Cavanit është projekti i ri galaktik i Perezit. Për të arritur këtë gjë, Perez thuhet se mund të sakrifikoj edhe lojtarë si Ronaldo, Kaka, Modric e Ozil.

Projekti galaktik pritet që të filloj me një trajner të ri e jo me Jose Mourinhon. Rafael Benitez ose Marcelo Lippi mund të ulen në stolin e Realit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›