E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maloku lojtar i ri i Juventusit

Pas Elvis Kabashit, një tjetër futbollist shqiptar ka hyrë në familjen e madhe juventine. Sulmuesi i ekipit HNK Rijeka, Elvir Maloku është bërë pjesë e Juventusit, pasi i kaloi me sukses provat disaditëshe.

Mediat italiane dhe ato kroate e kanë konfirmuar transferimin e 16 vjeçarit tek ‘Zonja e Vjetër’, ku do t’i bashkohet ekipit të të rinjve.
Paraqitjet e shkëlqyeshme që pati në Kroaci e shpërblyen futbollistin kosovar, i cili ka nënshtetësi kroate.

Para se të transferohej në HNK Rijeka në vitin 2011, Maloku kishte luajtur në NK Lokomotiva (2004-2007) dhe NK Stari Grad (2007-2011). 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›