E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yaya Toure: U ktheva për të ndalur Man United

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka thënë se ai është kthyer në skuadrën e Cityt për ti treguar Manchester Unitedit se ende nuk ka mbaruar asgjë sa i përket titullit në Premierligë.

Pas eliminimit në Kupën e Kombeve me Bregun e Fildishtë, Yaya Toure tha se për titull në Premierligë ka edhe shumë ndeshje dhe se so do të jap gjithçka për të ndalur Manchester United.

"Manchester United kanë një skuadër të fortë dhe ata kanë një epërsi prej 9 pikësh nga ne. Unë jam i bindur se gara për titull nuk ka mbaruar dhe se është një rrugë e gjatë deri në fund. Unë jam i sigurtë se ne do ti afrohemi përsëri titullit dhe do të ndihmoj skuadrën time për të bërë këtë gjë" deklaroi Yaya Toure./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›