E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i ri: "Stop" ujërat të zeza në lumin Lana

TIRANE-Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi ka bërë të ditur sot se për Tiranën po përgatitet një projekt i ri për pastrimin e ujrave të zeza. Si pasojë do të eliminohet derdhja e ujrave të zeza në lumin që përshkron Tiranën, Lanë.
Ministri bëri të ditur se bëhet fjalë për një projekt nga një kompani japoneze që në bashkëpunim me Ministrinë e Tranpsorteve dhe Punëve Publike parashikojnë ngritjen e një impianit për ujrat e zeza. “Projekti do të hartohet brenda 12 muajsh dhe do të kushtojë 106 milionë euro”.
Lumi i Lanës prej kohësh është kthyer në një burim infeksionesh dhe sëmundjesh. Pavarësisht bordurave dhe sistemimit modern nga Bashkia e Tiranës, niveli i ndotjes së ujrave që derdhen në Lanë është i një niveli të lartë, Kjo përceptohet edhe nëpërmjet nuhatjes.
Por, sipas ministrit kjo do të marrë fund falë projektit të ri që parashikon ndërtimin e impiantit që do të kthejë ujrat e zeza në të bardha dhe se kështu do të stopohet derdhja e ujrave të zeza në lumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›