Projekti i terminalit, 11 kompani të huaja futen në garë
28/03/2012 Në mbyllje të prillit, Bashkia e BERZH zgjedhin fituesin
Dhjetëra kompani të huaja kanë shfaqur interes për t’u përfshirë në garë për hartimin e projektit mbi ndërtimin e terminalit të ri që do të ketë kryeqyteti. Aktualisht ka përfunduar faza e parë e pritjes së kërkesave, ku bëhet e ditur se 11 kompani të huaja kanë shfaqur interes për të bërë studimin e fizibilitetit të terminalit, që më pas do t’i hapë udhë detajimit të projektit të plotë se si do të sistemohen linjat urbane e interurbane si dhe sistemimi i trenit e tramvajit, duke i dhënë kështu një tjetër frymë zhvillimi transportit publik në vend. Zyrtarët e bashkisë bëjnë me dije se pas projektit të bulevardit të ri të Tiranës nis procesi i jetësimit të një tjetër projekti strategjik e konkretisht ai i terminalit multimodal të pasagjerëve. Aktualisht Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë mbyllur fazën e parë të pranimit të interesit nga kompanitë ndërkombëtare për të qenë konsulente në studimin e fizibilitetit dhe mbështetjen e procedurave të koncesionit për terminalin e ri të pasagjerëve. Ndërtimi i terminalit do të bëhet në kuadër të partneritetit ndërmjet sektorit publik të përfaqësuar nga Bashkia e Tiranës dhe investitorëve privatë që do të shfaqin interes. Aktualisht është përzgjedhur ambienti ku do të ndërtohet terminali. Për këtë Bashkia do të vërë në përdorim një sipërfaqe prej 85 000 metra katrorë, që ndodhet në zonën ndërmjet njësisë bashkiake nr. 11 dhe Kasharit. “11 kompani të njohura ndërkombëtare kanë shfaqur interesa për studimin e fizibilitetit për terminalin multimodal të pasagjerëve në Tiranë. Deri në fund të muajit prill Bashkia dhe BERZH-i do të zgjedhin kompaninë që do të bëjë studimin e këtij projekti. Ndërkohë në fillim të muajit maj kompania e përzgjedhur pritet të nisë punën për detajimin e plotë të projektit, i cili sipas afateve të përcaktuara duhet të jetë gati për 9 muaj. Buxheti i akorduar nga BERZH-i për realizmin e këtij studimi është 500 mijë euro”, - konfirmohet nga Bashkia. Terminali i ri multimodal do të akomodojë 10 linja autobusësh, mbi 400 mikrobusë dhe rreth 350 taksi. Sipas detajimeve që do të përmbajë plani i ri urbanistik i Tiranës, bëhet me dije se stacioni i trenit do të zhvendoset në terminalin multimodal, pasi në një pjesë të trajektoreve së shinave të trenit, që kalon përmes zonave të banuara dhe ka shkaktuar mjaft viktima, do të shtrihet bulevardi i ri i Tiranës. Gjithashtu gara për projektin e bulevardit ende nuk ka përfunduar, pasi dy kompani janë ende në balotazh.
Detajet
Terminali do të akomodojë 10 linja të ndryshme autobusësh, mbi 400 mikrobuse vijnë nga Veriu dhe nga Jugu, po ashtu në terminal do të sistemohen dhe 350 taksi
Deri në fund të muajit prill Bashkia dhe Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim do të zgjedhin kompaninë që do të merret me detajimin e studimit të projektit.