E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm, varësia ndaj drogës nis që në bankat e shkollës

Varësia ndaj drogës nis që në bankat e shkollës. Alarmi është dhënë nga shefi i klinikës së tokskologjisë Zihni Sulaj i cili thotë se një numër i madh rastesh fillojnë varësinë ndaj drogës që në moshën 14 vjeç. Ndërkohë që kategoria më e prekur nga ky fenomen është mosha 20-25 vjeç.
 

I pransihëm në ingurimin e kësaj klinike ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se tashme kemi një qendër të re bashkëkohore. “Që nga sot kemi një qendër të re që është sipas parametrave bashkëkohere dhe kjo falë edhe mbështetjes të qeverisë italiane dhe franceze dhe sot kemi një përgjigje për problemin e trajtimit me drogën. Do të bëhet trajtim sipas kritereve shkencore dhe kjo qendër afohet me një infrastrukturë si simotrat në Europë dhe botë” ka theksuar Vasili.
 

Klinika e re që bënë trajtimin e vartësve të drogës është ndërtuar në ish urgjencën e kardiologjisë. Projekti në total kushtoi 250.000 dollarë e finacuar nga qeveria italiane dhe drejtoria e qëndrës spitalore Nënë Tereza. Përvecç trajtimi mjekësor nga adiktologët, në qëndër shërbejnë edhe psikologë për të ndihmuar braktisjen nga substancat narkotike të individëve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›