Publikohet i plotë “Mein Kampf”
28/03/2012 Është publikuar i plotë botimi i Volumit të II-të “Mein Kampf”- Lufta ime. Libri i shumëpërfolur i Adolf Hitlerit vjen nga shtëpia botuese “Helgas Secrets” dhe përbëhet nga XV kapituj. Ashtu si edhe volumi i parë i plotë, edhe ky volum është përkthyer nga Vladimir Bregu dhe është redaktuar nga Alfred Cako, në një çmim të përbashkët për të dy volume prej 1. 200 lekësh.
Në XV kapitujt tregohet programi dhe projekti për shtetin nazist, nevoja sipas tij për toka të reja në lindje të Gjermanisë, për ta bërë popullin gjerman një popull me hapësira të mëdha dhe një sundues perandorak. Tregohet si u luftuan partitë marksiste në Bavari; pushtimi i Rurit nga Franca; Revolucioni i nëntorit 1918 dhe lufta kundër qeverive socialdemokrate; organizimi i propagandës; dyshtetësia etj; Ka një kapitull ku flitet për politikën e jashtme, për aleancat e Gjermanisë etj. Gjithashtu flitet për nevojën e luftës kundër çifutëve në Angli dhe Itali, dy vende këto të cilat Hitleri i mendonte si aleate të Gjermanisë. Së shpejti pritet të publikohet nga kjo shtëpi botuese edhe Volumi i III (Shtojca e Mein Kampf) i veprës së plotë, të cilat së bashku me librin tjetër “Testamenti politik” i Adolf Hitlerit të botuar nga “Helgas Secrets”, përbëjnë kolanën e plotë të diktatorit në shqip, mbi çmendurinë e të cilave u projektua lufta kundër gjithë botës në historinë më shfarrosëse të njerëzimit. Me këtë kolanë, të gjithë shqiptarët kanë mundësi të shohin edhe anën tjetër të monedhës, të treguar nga kreu shpirtëror ideologjik dhe shtetari kryesor i nazizmit, Adolf Hitleri.