E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti kryesor i kater viteve do te jete vaditja dhe kullimi

Në tryezën e zhvilluar me akademikë për reformat e zhvillimit rurala kryeminsitri Berisha ka theksuar se projekti kryesor i katër viteve do të jetë vaditja dhe kullimi dhe projekti I parë pilot do të zbatohet në Lushnje.
“Projekti kryesor i katër viteve do të jetë vaditja dhe kullimi. Ka një fond fillestar prej 60 milionë eurosh dhe projekti i parë pilot për vaditjen me presion do të jetë në Lushnje”.
Sipas tij do të hiqet transaksioni për tokën bujqësore.
“Do të thotë që taksa për shitblerjen tokës që u vu para disa kohës do të hiqet, sepse i pengonte fermerët të zgjeronin parcelat e mbjella” – informoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›