E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd identifikohen viktimat e aksidentit

Polumbaret kane arritur te nxjerrin trupin e nje prej te mbyturve ne lumin Shkumbin.
Kufoma e 19 vjecares Albina Karaj u gjet ne afersi te vendit te quajtur “Vila e Zenelit.
Polumbaret nderkohe po vazhdojne kerkimet per trupin e te mbyturit tjeter, 30 vjecarin Ismet Karaj.
Çifti Karaj te merkuren paradite po udhetonte nga Librazhdi ne drejtim te Elbasanit kur makina e tyre tip benz doli nga rruga dhe perfundoi ne rrjedhen e lumit Shkumbin, tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit.
U deshen disa ore qe policia te identifikonte targen e makines. Rrjedha e fuqishme e Shkumbinit nuk krijonte asnje mundesi qe polumbaret te arrin rezultate gjate operacionit te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›