E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti rrugor Berat–Ballaban drejt përfundimit, Rama: Vijojnë me ritme të larta punimet. Infrastrukturë më e sigurt dhe funksionale

Punimet për realizimin e projektit rrugor Berat–Ballaban po vijojnë me ritme të larta në të tre lotet dhe kanë hyrë në fazën përmbyllëse.

Kryeministrit Edi Rama, teksa ka publikuar foto nga ky projekt, shkruan se pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore tashmë është përfunduar.

Aktualisht, puna është përqendruar në realizimin e shtresave asfaltike, vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, si dhe instalimin e barrierave metalike mbrojtëse (guardrail).

“Punimet për realizimin e projektit “Berat–Ballaban” po vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet, duke hyrë në fazën përmbyllëse. Pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore është përfunduar

Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike; vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale; instalimin e barrierave metalike mbrojtëse (guardrail).

Punimet po vijojnë me intensitet, drejt përfundimit të plotë të projektit dhe krijimit të një infrastrukture rrugore më të sigurt dhe funksionale për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe banorëve të zonave përreth”, shkruan Rama.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›