Projektligj dhe vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKË TË PRIVATIZIMIT)”, DHE TË DEKRETIT NR.1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR.1030, DATË 23.2.1995””, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)”, dhe të dekretit nr.1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr.1030, datë 23.2.1995””, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7918, DAË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKË TË PRIVATIZIMIT)”, DHE TË DEKRETIT NR.1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR.1030, DATË 23.2.1995””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995 “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)” dhe të dekretit nr.1049, datë 27.3.1995 “Për disa plotësime në dekretin nr.1030, datë 23.2.1995””, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Fjalia e fundit, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2013.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E VITIT TË 100 - VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Periudha 28 nëntor 2011 deri 28 nëntor 2012 të shpallet “Viti i 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
LICENCIMIN E shkollës së lartë Universitare private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Licencimin e shkollës së lartë universitare private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, në emër të shoqërisë “T.A.L.M.-Albania”, sh.p.k., e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë të organizohet në dy fakultete:
a) Fakulteti i Ekonomisë, që ofron programet e studimit të ciklit të parë në:
i. Administrim biznesi;
ii. Administrim biznesi dhe Teknologji Informacioni.
b) Fakulteti i Inxhinierisë, që do të ofrojë programet e
studimit, të ciklit të parë, në:
i. Inxhinieri softuerike;
ii. Inxhinieri industriale.
1. Shkolla e lartë universitare private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë, me kohëzgjatje 3 (tre) vite akademike dhe me realizimin e, së paku, 180 krediteve. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë e nivelit të parë “Bachelor” në:
a) Administrim biznesi;
b) Administrim biznesi dhe Teknologji informacioni;
c) Inxhinieri softuerike;
ç) Inxhinieri industriale.
4. Shkolla e lartë universitare private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës. Ministri e lëshon lejen, pasi vlerëson se institucioni privat i arsimit të lartë ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhezimin e tij për këtë qëllim.
5. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
6. Shkolla e lartë universitare private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, duhet t'i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË DOKUMENTIT TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES ISTISNA’A DHE MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A, NDËRMJETKËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR PROJEKTIN E RRUGËS TIRANË - ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, tëligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin eministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
v e n d o s i:
Miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit të marrëveshjes Istisna’a dhe marrëveshjes së agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.804, DATË 21.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 41, 86, e 129, të ligjit nr.9749, datë 4. 6. 2007, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, dhe të pikave 1e 2, të nenit 8, të ligjit nr.9970, datë 24.7.2008, “Për barazinë gjinore në shoqëri”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në rregulloren e miratuar me vendimin nr.804, datë 21.11.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Shkronja “d”, e nenit 7, ndryshohet,si më poshtëvijon:
“ d)fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B, e cila, për gjininë më pak të përfaqësuar, mund të paraqitet në një afat kohor deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj pas fillimit të shkollës bazë të policisë. Nëse aplikantët nuk e paraqesin këtë dokument brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve, lirohen nga Policia e Shtetit;”.
2. Në nenin 19 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
a) Pikat 2 dhe 3 ndryshohen,si më poshtëvijon:
“2. Aplikantët renditen në listën përfundimtare, sipas rezultateve të arritura dhe gjinisë. Kjo listë shpallet publikisht, jo më vonë se të nesërmen e ditës së përfundimit të procesit të intervistimit me gojë.
3. Në varësi të vendeve të lira në Policinë e Shtetit, kandidatët, që do të përzgjidhen, bazuar në listën e rezultateve të arritura sipas rendit zbritës dhe gjinisë, kanë të drejtë të vazhdojnë procedurat e mëtejshme të testimit, sipas nenit 13, të kësaj rregulloreje.”.
b) Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Minimalisht 50% e kandidatëve që pranohen në polici të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar. Kur në listën respektive nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për të plotësuar këtë kuotë, atëherë realizohet një fushatë e re pranimi vetëm për gjininë e nënpërfaqësuar.”.
3. Në nenin 50 bëhen këto shtesa e ndryshime:
a) Në pikën 2 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
· Pas nënndarjes “iv”, tëshkronjës “a”, shtohet nënndarja “v”, me këtë përmbajtje:
“v. Të ketë përfunduar shkollën bazë të policisë.”.
· Nënndarja“iii”, e shkronjës “b”,ndryshohet,si më poshtë vijon:
“iii. Të shpallet fitues në testin me shkrim, intervistën me gojë si dhe ushtrimet vlerësuese.”.
· Nënndarja “iii”, e shkronjës “c”, ndryshohet,si më poshtë vijon:
“iii. Të shpallet fitues në testin me shkrim, intervistën me nivelin drejtues, si dhe ushtrimet vlerësuese.”.
b) Nënndarja “iii”, e shkronjës “a”, tëpikës 3,ndryshohet,si më poshtëvijon:
“iii. Të shpallet fitues në testin me shkrim, ushtrimet vlerësuese, si dhe në intervistën me nivelin drejtues.”.
4. Shkronja “dh”, e pikës 2, të nenit 53, ndryshohet,si më poshtë vijon:
“dh. Vlera e rezultatit të testit me shkrim, si dhe e rezultateve të fazave të tjera të testimit në raport me rezultatin e përgjithshëm të kandidatit përcaktohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Rezultati i testit me shkrim, në asnjë rast, nuk mund të përbëjë më pak se 60 % të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit.”.
5. Në nenin 54 bëhen këto ndryshime:
a) Pika 2ndryshohet,si më poshtë vijon:
“2. Kandidatët, që kalojnë testin me shkrim për ngritjen në grada, nga “Kryeinspektor” deri në “Drejtues”, ose ushtrimet vlerësuese për ngritjen në grada, nga “Kryekomisar“ deri në “Drejtues i parë”, njoftohen të marrin pjesë në një procesvlerësimi për:”.
b) Në fund të pikës 4 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Në përbërjen e komisioneve të vlerësimit mund të caktohen dhe persona, jashtë strukturave të Policisë së Shtetit.”.
c) Fjalia e fundit e pikës 5 shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
PROCEDURAT E NDARJES SË TË ARDHURAVE TË TAKSËS VJETORE TË MJETEVE TË PËRDORURA ME NJËSITË E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Drejtoritë rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR), të cilat janë agjent tatimor të mbledhjes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbledhin këtë taksë dhe e derdhin, brenda datës 30 të çdo muaji, për llogari të organeve tatimore të administratës qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore.
2. Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor i ndan të ardhurat nga taksa e mjeteve të përdorura sipas njësive të qeverisjes vendore, mbështetur në vendbanimin (komunë, bashki) të taksapaguesit që zotëron mjetin e transportit.
3. Nga shuma e përgjithshme e të ardhurave mujore të arkëtuara nga taksa vjetore e mjeteve të përdorura, drejtoritë rajonale të DRSHTRR-së, pasi mbajnë komisionin prej 5 (pesë) % të totalit mujor të të ardhurave, derdhin, me anë të faturës për arkëtim, 18 (tetëmbëdhjetë) % të këtyre të ardhurave në llogarinë bankare të degës së thesarit të rrethit, ku është njësia e qeverisjes vendore, dhe 82 (tetëdhjetë e dy) % të të ardhurave, DPSHTRR e derdh për llogari të drejtorisë rajonale, ku është regjistruar (Drejtoria Rajonale të Tatimpaguesve të mëdhenj).
4. Rakordimi i pagesës së taksës ndërmjet strukturave të DRSHTRR-së me organet tatimore të administratës qendrore dhe vendore kryhet në bazë të regjistrit ditor të taksës vjetore të mjeteve të përdorura, formati i të cilit është i përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave.
5. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministria e Financave si dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.472, DATË 2.7.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISIPLINIMIN E PËRDORIMIT TË FONDEVE BUXHETORE, PËR VITIN 2011”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shkronja “a”, e pikës 1, të vendimit nr.472, datë 2.7.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shfuqizohet.
2. Ngarkohen të gjitha institucionet e njësive të qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I MPËR
shpronËsimin, pËr INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI DHE RIKONSTRUKSIONI I PIKËS KUFITARE MORINË - KUKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi dhe rikonstruksioni i pikës kufitare Morinë - Kukës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen, tokë arë, prej 8410 (tetë mijë e katërqind e dhjetë) m2, me vlerë 1 404 470 (një milion e katërqind e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë) lekë, për truallin, me sipërfaqe 1250 (një mijë e dyqind e pesëdhjetë) m2, me vlerë 1 338 855 (një milion e treqind e tridhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë, për objekt, me vlerë 5 322 689.36 (pesë milionë e treqind e njëzet e dy mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë pikë tridhjetë e gjashtë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 8 060 014.36 (tetë milionë e gjashtëdhjetë mijë e katërmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) lekësh.
4. Shpenzimet procedurale të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 8 060 014.36 (tetë milionë e gjashtëdhjetë mijë e katërmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga fondet e programuara në buxhetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
6. Pronarët e pasurisë, për të cilën është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë, si dhe atij tekniko - ligjor.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “I pakonfirmuar nga ZVRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Dogananve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Dogananve të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive, për të cilat janë bërë shënimet përkatëse “Konfirmuar nga ZVRPP-ja” dhe “I pakonfirmuar nga ZVRPP-ja”, në bazë të pikave 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të fillojnë procedurat për të bërë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kukës, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në çastin kur do të realizohet procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kukës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TËMARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash për ndryshimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
shpronËsimin, pËr INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TËPASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR,URA E BUJANIT - SOPOT, TROPOJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21,të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private,për interes publik”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publik edhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I
1.Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor, Ura e Bujanit - Sopot,Tropojë.
2.Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3.Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për arë, me sipërfaqe 4 679 (katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë) m2,me vlerë të përgjithshme prej 1 100 205 (një milion e njëqindmijë e dyqind e pesë) lekësh.
4.Shpenzimet procedurale, në vlerën 200 000 (dyqindmijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5.Vlera e përgjithshmee shpronësimit prej1 100 205 (njëmilion e njëqindmijë e dyqind e pesë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2011, zëri “Investime”,miratuar për Ministrinë e Punëve Publike dheTransportit.
6. Shpronësimi të fillojë më 20.10.2011 dhe të përfundojë më 20.12.2011.Pronarët e përmendur në listën,që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP-ja”, të kompensohen,për efekt shpronësimi,pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likudimin e pronarëve, për të cilët është bërë shënimi përkatës “Konfirmohet ZRPP-ja”, në bazë të pikave 6 dhe 7,të këtij vendimi.
9. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,Tropojë,në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimeve që do t’u vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,Tropojë,të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në çastin kur do të realizohen procesi I hedhjes së trupit të rrugës në hartat treguse të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11.Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tropojë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/11/2011