Projektligje te miratuara ne mbledhjen e sotme Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike: "Permiresimi i kuadrit ligjor e s
Projektligje te miratuara ne mbledhjen e sotme
Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike: "Permiresimi i kuadrit ligjor e strukturor ne fushen e drejtesise, trashigimise kulturore, prokurimit publik dhe mbrojtjes se mjedisit".
Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin: "Per trashegimine kulturore".
Objekti i ketij ligji jane vlerat e trashegimise kulturore, parashikimi i rregullave per mbrojtjen e saj, organizimi, funksionimi dhe detyrat e pergjegjesite e organeve pergjegjese, qe veprojne ne kete fushe, ndersa qellimi i tij eshte shpallja dhe mbrojtja e trashegimise kulturore ne Territorin e Republike se Shqiperise.
Hartimi i ketij ligji te ri u diktua nga nevoja per te bere nje ligj integral dhe gjithperfshires per trashigimine, si reflektim i nje strategjie kulturore afatgjate ne kete fushe.
Projektligji i ri mban parasysh pervojen shqiptare si dhe pervojat e perparuara europiane e boterore ne lidhje me trashegimine kulturore, pasi edhe vlerat tona jane pjese e pandarshme e kultures boterore.
Projektligji i ri ben klasifikimin e objekteve te trashegimise kulturore materiale dhe jomateriale mbi bazen shkencore tipologjike dhe kohore ku percaktohen edhe kriteret e vleresimit. Projektligji percakton gjithashtu institucionet e ngarkuara per identifikimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe studimin e kesaj pasurie kulturore.
Gjithashtu projektligji trajton vlerat e luajtshme dhe te paluajtshme te trashegimise kulturore te cilat ne kuadrin e decentralizimit te kompetencave, pronesine shteterore e ndan ne dy nivele; kombetare dhe lokale gje qe do te rrise pergjegjesine e kujdesin e organeve te pushtetit vendor. Po ashtu projektligji ne kapituj te vecante trajton edhe ceshtejt lidhur me kundravajtjet administrative ne raport, e shkeljet e dispozitave te ligjit per vlerat e trashegimise kulturore si dhe dispozitat e kalimtare me te fundit lidhur me problematiken e zbatimit te ligjit dhe nxjerrjen e akteve ligjore ne funsion te tij.
Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin per disa shtesa dhe ne Ligjin nr. 7650, date 17.12. 1992, "Per biresimet e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndyshime ne Kodin e Familjes".
Shtesat dhe ndryshimet qe i behen ketij ligji parashikojne ngritjen dhe funksionimin e nje organi kolegjial, Komitetit Shqiptar te Biresimeve, me perberje perfaqesues nga disa prej ministrive me te rendesishme dhe qe kane lidhje me aspekte te ndryshme te fushes se biresimeve. Komiteti Shqiptar i Biresimeve eshte person juridik publik, i finacuar nga buxheti I shtetit, ne varesi te Ministrit te Drejtesise. Per ndjekjen e punes se perditeshme do te ngrihet dhe do te funksionoje nje Sekretariat Ekzekutiv i Perhershem qe do te drejtohet nga kryetari i Komitetit qe eshte emertese e Kryeministrit.
Shtesat dhe ndyshimet qe behen ne ligj i japin nje sere kompetencash te rendesishme Komitetit per ndjekjen dhe administrimin e proceduarave qe lidhen me te miturit qe mund te biresohen, me personat qe aplikojne per te biresuar nje te mitur, me autoritetet vendase dhe te huaja te ngarkuara nga ligji me aspekte te ndryshme te procesit te biresimit. Po ashtu projektligji rregullon shume aspekte qe lidhen me zhvillimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te te miturve ne pergjithesi dhe atyre qe mund te biresohen ne veçanti etj.
Projektligji parashikon edhe ndyshime ne formen e organizimit dhe funsinimit te ketij Komiteti. Ai parashikon edhe konvertimin e organit kolegjial vendimarres ne nje Komision Konsultativ prane ketij komiteti, te cilit do t'i paraqiten per shqyrtim dhe mendim çeshtjet me te rendesishme dhe delikate te veprimtarise se tij.
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua projektligjit "Per mbrojtjen e liqeneve nderkufitare".
Sic dihet, Liqenet e Shkodres, Ohrit dhe te Prespes, jane ekosisteme unikale, me vlera te shumefishta kombetare, rajonale e nderkombetare. Nderkohe, si pasoje e keqtrajtimeve, gjendja e tyre aktuale rezulton e renduar. Secili prej tyre i ka te prekura vlerat e resurset e veta, madje disa prej ketyre vlerave, sidomos te fushes se biodiversitetit, rrezikohen te humbasin ne menyre te pakthyeshme. Per keto arsye ata meritojne mbrojtje te vecante ligjore. Me kete projektligj synohet:
- Mbrojtje e vecante dhe e efektshme mjedisore per liqenet nderkufitare, ne perputhje me vlerat e vecanta te secilit;
- Krijimi i hapesirave ligjore e shanseve praktike per perdorimin e shfrytezimin e tyre sipas kerkesave te Parimit te Zhvillimit te Qendrueshem;
- Krijimi i mundesive per mbrojtje unike dhe te barabarte nga te gjitha palet per secilin liqen, duke e vleresuar si ekosistem unikal qe vetem ne kete menyre mund te mbrohet;
- Konkretizimin ne legjislacionin mjedisor vendas te detyrimeve e kerkesave qe burojne nga konventat ne te cilat vendi yne eshte pale, vecanerisht te Konventes "Per mbrojtjen e liqeneve nderkombetare dhe ujrave nderkufitare".
- Perqasjen e legjislacionit tone mjedisor me ate te vendeve me shume pervoje ne mbrojtjen e mjedisit, te cilat kane nje kuader te plote ligjor normativ te vecante per liqene te tille.
U miratua edhe projektligji "Per nje ndryshim ne ligjin Nr.8002, date 27.9.1995, "Per perdorimin dhe administrimin e pullave dhe taksave", te ndryshuar me ligjin Nr.8925, date 22.7.2002".
Ne projektligjin e ri "per sistemin e taksave nacionale" i cili eshte pjese e paketes fiskale qe do te shoqeroje buxhetin e vitit 2003, eshte parashikuar qe disa taksa nacionale te cilat sipas ligjit ekzistues ishin ne Dollare Amerikane, sipas projektit te ri te jene ne Euro. Kjo per faktin se pjesa derrmuese e te ardhurave nga keto taksa ku perfshihen taksat konsullore te cilat aplikohen per shtetasit e huaj dhe ata shqiptare ne Perfaqesite tona diplomatike jashte vendit si dhe nga Ministria e Puneve te jashtme, vijne nga vendet e Eurozones. Meqenese u be ky ndryshim ne Ligjin "Per sistemin e taksave nacionale" eshte i domosdoshem te behet ndryshimi perkates edhe ne Ligjin "per perdorimin dhe administrimin e pullave te taksave" i cili percakton kriteret e prodhimit dhe te administrimit te pullave te cilat perdoren per arketimin e taksave.
U miratua edhe projektligji; "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunimin financiar per projektin "Furnizimi i Shqiperise jugore me energji elektrike me nje hua prej 2.556.459,41 Euro".
Nepermjet kesaj marreveshjeje Qeveria e Republikes Federale Gjermane i jep mundesi Qeverise se Republikes se Shqiperise te marre nga KfW (Kreditanstalt fur Widerbau) nje hua me vleren e sipermendur. Perdorimi i kesaj shume dhe kushtet ne te cilat vihet ne dispozicion ajo si dhe procedura e dhenies se saj percaktohen ne kontraten e huase qe do te lidhet per kete qellim midis KfW dhe Qeverise se Republikes se Shqiperise. Kjo hua do te jepet per nje periudhe 40 vjecare, me nje interes per 0.75% dhe shlyerja e se ciles do te filloje pas dhjete vjetesh. Pra, eshte nje kredi me kushte mjaft te favorshme, po te mbajme parasysh qe sektori energjetik rigjeneron te ardhurat e tij menjehere.
Sot ne mbledhjen e qeverise u miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunimin financiar, per projektin "furnizimi me nje uje dhe shkarkimi I ujerave te zeza ne Shqiperine e mesme, komponentet Berat dhe Kucove"
Ky projekt konsiderohet I rendesishem pasi ben te mundur per Shqiperine e mesme dhe me saktesisht per qytetet e Korces dhe Beratit, jo vetem furnizimin me uje te pijshem, por edhe rregullimin e kanalizimeve te ujrave te zeza. Ky sektor dhe projektet per permiresimin e tij jane mjaft te rendesishem dhe perbejne prioritet per qeverine Shqiptare.
Ne protokollin e bisedimeve ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes Federale te Gjermanise mbi bashkepunimin financiar dhe teknik, Eshte rene dakord qe te financohet projekti "furnizimi me uje dhe shkarkimi i ujrave te zeza ne Shqiperine e mesme, komponentet Berat dhe Kucove". Kjo marreveshje u nenshkrua nga Ministria e Ekonomise.
Sot ne mbledhjen e qeverise u miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunimin financiar per projektin "fondi I investimeve sociale, ADF II"
Ne protokollin e bisedimeve ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes Federale te Gjermanise mbi bashkepunimin financiar dhe teknik, eshte rene dakord qe te financohet projekti "fondi I investimeve sociale, ADF II".
Ky projekt eshte i rendesishem pasi Fondi Shqiptar per Zhvillim (ADF) luan nje rol shume te rendesishem ne nderhyrjet ne infrastrukture dhe ne mbeshtetjen e pushtetit vendor. Zhvillimi i infrastruktures dhe procesi i decentralizimit dhe i dhenies se kompetencave te nevojshme pushtetit vendor jane prioritete per qeverine shqiptare.
Sot ne mbledhjen e qeverise u miratua Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunimin financiar per projektin " furnizimi me uje dhe shkarkimi i ujerave te zeza ne Korce, II".
Ky projekt mbeshtet nga marreveshja e hartuar ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise Federale te Gjermanise per bashkepunimin financiar ne projektin "Furnizimi me uje dhe shkarkimi I ujerave te zeza, Korce II " me nje hua prej 6.646.794.46 euro, e cila eshte nenshkruar me 4 dhjetor 2002 nga Ministri I Ekonomise, ne emer te Qeverise se Republikes se Shqiperise.
Ky projekt eshte i rendesishem pasi ben te mundur furnizimin me uje te pijshem jo vetem per qytetin e Korces, por do te mundesoje dhe rregullimin e kanalizimeve te ujrave te zeza. Ky sektor dhe projektet per permiresimin e tij jane mjaft te rendesishme dhe perbejne prioritet per qeverine shqiptare.
U miratua projektligji "Per ratifikimin e Marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunimin financiar per projektin "Furnizimi me uje i zonave fshatare te Kavajes II-zona e Manskurise" me nje hua prej 2.045.167,52 Euro dhe nje grant prej 1.553.875,64 Euro.
Ky projekt eshte i rendesishem pasi ben te mundur per qytetin e Kavajes dhe zonen e Maskurise furnizimin me uje te pijshem. Ky sektor dhe projektetet per permirsimin e tij jane mjaft te rendesishem dhe perbejne prioritet per qeverine shqiptare.
Nepermjet kesaj marreveshjeje Qeveria e Republikes Federale Gjermane i jep mundesi Qeverise se Republikes se Shqiperise te marre nga KfW (Kreditanstalt fur Widerbau) huan e sipermendur. Perdorimi i kesaj shume dhe kushtet ne te cilat vihet ne dispozicion ajo si dhe procedura e dhenies se saj percaktohen ne kontraten e huase qe do te lidhet per kete qellim midis KfW dhe Qeverise se Republikes se Shqiperise. Kjo hua do te jepet per nje periudhe 40 vjecare, me nje interes per 0.75% dhe shlyerja e se ciles do te filloje pas dhjete vjetesh. Pra, eshte nje kredi me kushte mjaft te favorshme, po te mbajme parasysh qe sektori energjitik rigjeneron te ardhurat e tij menjehere. Pervec kesaj, kjo kredi do te shoqerohet me nje grand prej 1.533.875,64 Euro per projektin "Furnizimi me uje i zonave fshatare te Kavajes II- Masa shoqeruese" , perderisa nga shqyrtimi perkates ka rezultuar se projekti vlen per t'u mbeshtetur dhe pasi i u konfirmua se ai ploteson kushtet e vecanta per mbeshtetje me ane te nje shume financimi.
Gjithashtu, ne Marreveshje eshte parashikuar dhe nje afat brenda te cilit duhet te konkludohet kontrata e huase, afat i cili nese nuk do te respektohet con ne zhvleftesimin e shumes se premtuar ne kete marreveshje.