Projektligji, adresohet mungesa e përkthyesve për gjuhët e rralla

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë ligjore për disa ndryshime në ligjin për “Profesionin e Përkthyesit Zyrtar” e cila synon adresimin e problemit të mungesës së përkthyesve zyrtarë për gjuhët e rralla, ku nuk ka kërkesa për t’u certifikuar.
Në projektligj i hapet rrugë mundësisë,që institucionet shtetërore të kërkojnë bashkëpunimin e konsullatave apo ambasadave të akredituara në Shqipëri për të realizuar përkthime zyrtare për gjuhët e rralla, kur nuk ka përkthyes të certifikuar.
/ rtsh.al /