E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji për bebet, ndalohet të mësohet gjinia e foshnjes

BRUKSEL- Nëse vitet e fundit, gjinia e një bebeje të palindur mësohej nëpërmjet një ekografie, një akt i tillë tashmë mund të ndalohet me ligj në Bashkimin Europian.

Një vendim i tillë mund të merret për shkak të aborteve të shumta selektive, vecanërisht kur fëmija i palindur edhe vajzë.

Gjërat mund të ndryshojnë në Bashkimin Europian. Sipas mediave angleze, Këshilli i Europës ka propozuar një projekligj që ndalon gratë që janë në pritje të një fëmije që të mësojnë gjininë e fëmijes se tyre ende te palindur.

Sipas projektligjit që ende nuk është dërguar për miratim, stafet mjekësore udhëzohen që të ruajnë informacionin rreth gjinisë së fetusit.

Disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik, të cilat tashmë janë pjesë e familjes Europiane kanë praktikuar abortet selektive, por nëse ky ligj miratohet atëherë do të zbatohet në cdo vend Europian.

Sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga qendra e Bashkimit Europian për Ligj dhe Drejteësi në disa vende të botës, të tilla si Kina dhe India, por edhe me afër si në Suedi, Armeni e Shqipëri shumë prindër kur mësojnë se gjinia e bebes është femër vendosin të abortojnë.

Nëse ky projektligj miratohet, atëherë do të ishte një goditje për ata prindër, të cilët dëshirojnë të dijnë gjininë e bebes shumë kohë përpara.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›