E Enjte, 5 Nëntor 2026

Projektligji për vullnetarizmin, prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Në kuadër të hartimit të projektligjit për vullnetarizmin në Shqipëri u zhvillua një takim për të diskutuar dhe ofruar rekomandime.

Në takim morën pjesë zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani së bashku me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore e organizatave joqeveritare.

Në takim u diskutua dhe ofruan rekomandime në kuadër të hartimit të projektligjit për vullnetarizmin në Shqipëri, si një prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile.

Fokusi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në këtë ligj është ulja e barrierave administrative dhe inkurajimi i më shumë qytetarëve për t’u angazhuar në aktivitete vullnetare; regjistrimi i vullnetarëve në databazën e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive; mbulimi i sigurimeve ndaj aksidenteve; edukimi dhe ndërgjegjësimi i publikut për rëndësinë e vullnetarizmit nëpërmjet fushatave të gjera informuese dhe edukuese për të promovuar kulturën e vullnetarizmit në çdo segment të shoqërisë.

Shqipëria ka shumë të rinj, të reja dhe qytetarë të angazhuar në aktivitete vullnetare që kërkojnë sforco të mëdha fizike apo psikologjike.

Rishikimi i këtij ligji garanton lehtësimin e procedurave dhe njohjen e kontributit të tyre.

1 nga 8

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›