KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë, Besmir Rrapaj

TIRANË,10 korrik/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë, Besmir Rrapaj.
Në njoftimin për mediat, KPK sqaron se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore vendosi konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besmir Rrapaj, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj relator, Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.