Prokunder Memorialit
Ide dhe sugjerime per objektin qe do te kujtonte dhe nderonte Nene Terezen. Ata qe mendojne kunder ngritjes se Memorialit nuk besojne ne nismat e politikes.
Pala pro do donte nje hapesire te pasur me objekte per te deshmuar kush ishte murgesha misionare me me fame ne bote
Ne Galerine e Akademise se Arteve u ekspozua 10 dite per publikun projekti Memoriali i Nene Terezes. Per here te pare projekti u prezantua ne gusht 2010 me rastin e 100-vjetorit te lindjes se murgeshes misionare me me fame ne bote origjina shqiptare e te ciles te gjithe i bene te ndihen krenare.
Dhe nuk eshte vetem puna e krenarise qe e shtyn politiken te marre nisma si ky memorial. Duhet thene qe ne fillim se asnje zhvillim nuk ka per te ndermarrje konkrete ne zbatimin e projektit.
Edhe kjo ekspozite nuk kishte ndonje qellim me shume se sa te mblidhte ide mendime opinione nga njerezit dhe specialistet A thua ky diskutim ne distance i autoreve te kesaj nisme me popullin e ben demokratik vendimin per te ngritur nje objekt memorial prane Sheshit Italia brenda korpusit Rektorat-Qender Albanologjike. Dihet tashme se projekti nuk eshte fryt i konkursi por nje zgjedhje nga lart.
Vajza te reja punonjese te Fondacionit Nene Tereza iu kerkonin vizitoreve qe pas vezhgimit tiu linin me shkrim pershtypjet dhe idete e tyre.
Nga tri dite vezhgimi te ekspozites vihej re nje interesim i pakte i njerezve. Shihnin afishen por nuk ngacmoheshin te hynin ne galeri per ta pare nga afer ekspoziten qe prezantonte konceptin dhe planimetrine e ndertimit te ketij objekti.
Njerez qe kalonin ne rrugen perpara FAP-it te informuar dhe te painformuar kureshtare dhe indiferente ndalen dhe japin opinionin e tyre per gazeten Shekulli pro dhe kunder ngritjes se Memorialit.
Mendimet kunder vijne nga mungesa e besimit te realizimit te nismave te tilla qe merr qeveria dhe qe shpesh kane nje rezultat zhgenjyes. Te tjeret jane skeptike per vendin ku propozohet te ngrihet objekti.
Ndersa kalon prane Galerise 78-vjecari Panajot Burdhima bashke me te shoqen i gjykon nismat si kjo ashtu si ca nismat e mbjelljes se ullinjve dhe lajthive qe nuk kane perspektiven e zhvillimit. Burrit i mjafton te kthehet 6 vite pas dhe te kujtoje nje tjeter akt perkujtimi dhe nderimi per Nene Terezen vendosjen e shtatores se saj te realizuar nga skulptori Thoma Thomai ne Shkallet e Universitetit Politeknik te Tiranes.
Ky eshte respekti me i madh qe kemi bere ne per Nene Terezen. Prandaj te mos na bejne nje memorial te tille qe te kete ato vlera qe ka monumenti qe eshte sot per Nene Terezen thote Burdhima banor i Tiranes qysh prej vitit 1943.
Qytetari mendon se ngritja e nje Memoriali eshte i kuptueshem ne Kalkute vendi ku Nene Tereza jetoi dhe kontribuoi me gjithe respektin qe kemi per kete figure me prejardhje shqiptare qe eshte simboli i miresise dhe i shpirtit humanitar.
Kunder ngritjes se Memorialit eshte edhe Endri Sejdini student viti V Arkitekture.
Vendi ku eshte menduar te ngrihet objekti ndermjet Rektoratit te Tiranes dhe Qendres se Studimeve Albanologjike nuk i duket i pershtatshem. Nuk i duket me vend prishja e imazhit te kolonades neoklasike me futjen e ketij objekti qe i pengon gjithe pamjen dhe i merr frymen.
Sejdini mendon se nje bust ne qender te sheshit me disa objekte personale rreth e rrotull mjafton per ta nderuar dhe kujtuar figuren e Nene Terezes duke ruajtur edhe hapesiren ekzistuese.
Per Besmir Nenajn 25 vjec dhe per te tjere njerez te intervistuar vendin i propozuar nuk mund te jete vend per te qetesuar dhe medituar ashtu sic eshte konceptuar dhe argumentuar ne projekt. shte aq shume i rrahur nga makinat dhe kalimtaret. Per Memorialin me mire te zgjidhej Parku Kombetar mundesisht pjesa e Kishes po gjithsesi kjo nuk ngelet ne doren tone thote i riu.
Grupi i dyte i te intervistuarve ne tri dite shprehen pro ngritjes se Memorialit si shenje perkujtimi respekti dhe nderimi por edhe si vend per tu qetesuar dhe lutur. Nuk mjafton vetem nje statuje per te perkujtuar Nene Terezen qe nuk eshte as ne sheshin qe mban emrin e saj. Duhet nje shenje ne shesh por duhen shenja edhe brenda memorialit.
fare do mund tua sillte me prane Nene Terezen njerezve
Ja propozimet kryqi i drurit tespihet veshjet ose sandalet qe sikur te mundeshin te vinin fjalet e saj te shprehura ne lutje. Deri tani objekti i vetem personal qe ndodhet ne Shqiperi eshte qilimi i lutjeve prone e Fondacionit Nene Tereza qe drejtohet nga Liri Berisha.
Per pensionisten Shefikat Mati 61 vjece fjalet dhe lutjet e Nene Terezes jane shume te rendesishme tani te pakten na u hap goja te flasim edhe per Zotin.
Albjon Bogdani punonjes ne Ministrine e Jashtme sjell per shembull Muzeun e Nene Terezes ne Shkup. Ishte riprodhuar hapesira e baneses se Nene Terezes dhe aty kishte nje numer objektesh origjinale po kishte edhe riprodhime si tavolina e bukes e riprodhuar me mjeshteri aq sa dukej origjinale.
Kishin krijuar nje hapesire qe reflektonte vendin ku kishte banuar Nene Tereza dhe objektet qe kishte perdorur. Kjo patjeter qe krijon nje lloj afiniteti e ben me njerezore sepse e lidh me perditshmerine dhe me thjeshtesine e jetes. Nga ana tjeter kishin edhe literature te bollshme. Gjithcka e kuruar me shume kujdes.
Keto jane mendimet e disa njerezve qe te lodhur nga premtimet e politikes duan te shohin nje objekt frymezues dhe te ndertuar ne vendin e duhur.