Berisha Privatizimet perbejne objektiv madhor
TIRAN- Te ardhurat nga privatizimet jane konsideruar si oksigjen i buxhetit te shtetit qe prej vitit 2007. Fillimisht ishte deklaruar se nje pjese e parave do perdoreshin per kompensimin e pronareve ndersa ne fjalimet e fundit ata nuk jane permendur me ndersa qeveria kembengul ne faktin se vetem privatizimi do te zgjidhe problemin e korrupsionit ne ndermarrjet shteterore.
Objektiv madhor i qeverise per kete vit eshte finalizimi i privatizimit per te gjitha asetet e percaktuara per kete proces nga te gjitha ministrite si ne rrafshin e aksioneve qe kane mbetur ne sipermarrjet strategjike dhe sipermarrjet e pa privatizuara ashtu edhe ne rrafshin e te gjitha aseteve dhe sipermarrjeve te tjera qe jane per tu privatizuar - do te shprehej kreu i qeverise Sali Berisha gjate takimit te mbajtur nje jave me pare me Task Forcen per Privatizimet.
Pergjate kater viteve te fundit buxheti i shtetit mendohet te kete perfituar rreth 400 milione euro te ardhura nga procesi i privatizimeve te cilat me se shumti jane perdorur per mbulimin e kostos se borxhit te disa investimeve nga buxheti i shtetit apo edhe per te kontribuuar ne fondin total per kompensimin e pronareve.
Ne kete menyre te ardhurat nga privatizimet kane qene nje lloj komardareje shpetimi per buxhetin e shtetit por duket se pas shitjes se disa ndermarrjeve strategjike si Operatori i Sistemit te Shperndarjes si dhe ARMO-s ky proces ka mbetur ne vend. Kriza ekonomike qe po kalojne nje numer i madh shtetesh por edhe vete gjendja e pronave qe kane mbetur ende pa i privatizuar kane ndaluar procesin e privatizimeve duke ulur per rrjedhoje edhe te ardhurat aq shume te nevojshme ne buxhetin e shtetit.
Pikerisht ne kete kohe vjen edhe thirrja e Kryeministrit per shtim te perpjekjeve nga ana e institucioneve pergjegjese per permbylljen e procesit te shitjes se rreth 1280 pronave shteterore te pakten deri ne fund te ketij viti.