E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokurorë e gjyqtarë me gjysmë rroge – Gjashtë magjistratëve iu ul paga si ndëshkim, 8 mijë denoncime në ILD

7,790 ankesa nga qytetarë, institucione dhe subjekte të tjerë i janë drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarë dhe prokurorë në të gjitha nivelet, përfshirë edhe anëtarët e KLGJ-së, KLP-së dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

Nga këto në pesë vite që kur ILD nisi funksionimin 6.118 ankesa janë trajtuar plotësisht, ndërsa 1.672 ndodhen ende në proces shqyrtimi.

Në total, janë hetuar 140 magjistratë dhe janë paraqitur 51 kërkesa për procedim disiplinor pranë organeve kompetente.

Nga 2024, tre prokurorë dhe tre gjyqtarë vijojnë punën me 40% me pak të pagës për shkak të masës disiplinore që është marrë ndaj tyre.

Ajo që bie në sy është shkarkimi i gjashtë gjyqtarëve gjatë vitit 2024, ndërsa në 6-mujorin e parë të 2025 nga ILD ka pasur vetëm një kërkesë për shkarkim ndaj një prokurori.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, ILD ka ndërmarrë gjashtë kërkesa për masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky ritëm është rreth 9% më i lartë në krahasim me vitin 2024, kur gjatë 12 muajve u dhanë gjithsej 11 masa disiplinore.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›