E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prokurori i Përgjithshëm: Serdar Hoxha dhe Rezeart Tusha, s’përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin e deputetit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shqyrtuar të enjten rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Serdar Hoxha, kandidat për deputet i listës shumemërore të Partisë Social Demokrate Qarku Shkodër, si dhe Rezeart Xhelal Tusha, kandidat për deputet i listës shumëmërore të Koalicionit PD – Aleanca për Ndryshim Qarku Durrës.

Pas shqyrtimit, Komisioneri konstatoi se Serdar Hoxha dhe Rezeart Tusha nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit.

Në këtë seancë, Komisioneri miratoi Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë; Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e këshillit të Bashkisë Rrogozhinë; Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Belsh, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›