E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Alibeaj mori sot 220 mijë euro shpërblim nga Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se ka marrë 220 mijë euro shpërblim nga Edi Rama, ndërsa e konsideroi si peng të Kryeministrit për të goditur opozitën.

Berisha theksoi se Partisë Demokratike iu pengua logo ndërsa ishte përgatitur ringu për ndeshjen.

“Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro.

PD është e hapur për të gjithë të tjerë për debat e negociata për çfarë të dëshirojnë. Ky është qëndrimi ynë, por dy persona pengje të EdI Ramës u përdorën nga ai për të goditur opozitën shqiptare.

Unë i bëj thirrje ti lexoni rezultatet me realizëm. PD iu mohua logoja, iu mohua kryetari i koalicionit. Kur ishte përgatitur ringu për ndeshjen, me mekanizma allaputin shpalli veten fitimtar duke mos lejuar kundërshtarin në ring. Kjo nuk është fitore”, tha Berisha.

Më tej, ai shtoi se në zgjedhjet e 14 majit, u rikthye loja me listat e votimit. Berisha shton se ndërhyrja e socialisytëve në vendoret, ishte aq e tmerrshme sa rrëzoi dhe monedhën më të fuqishme të Europës, euron.

“Blerja e votës nuk u shfaq për herë të parë në farsën e vitit 2023. Ajo është denoncuar nga shqiptarët, mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, komisionet e vëzhgimit dhe në raste të tjera.

Por, në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme sa rrëzoi euron, monedhën më të fuqishme të Europës, në nivele që ajo nuk i kishte përjetuar kurrë më parë.

Pra, ky është një tipar i industrisë mafioze shtetërore të blerjes së votës.

Por, farsa elektorale e majit 2023, gërshetoi në mënyrën më të shëmtuar dy stile të farsave elektorale. Stilin e narkoshtetit dhe mafies së tij me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të shtetit për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultateve.

Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjithë pasojat e shëmtinë e tij, loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit nëpërmjet listave të votimit.

PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Edi Ramës dhe ministrit të familjes së tij, Çuçi, të cilët ndryshuan qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›