E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambalazhimi i bukës, AKU: Tirana më problematikja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar inspektimet në furrat e bukës për të kontrolluar zëvendësimin e qeseve plastike me letër organike.
 

Sipas AKU problematikë kryesore vazhdon të jetë në rrethin e Tiranës ku edhe përqëndrimi i furrave të bukës është më i lartë. Si rrjedhojë ndaj 10 operatorëve të biznesit, në këtë qark, të cilët nuk kanë zbatuar detyrat e lëna për zbatim janë marrë masa administrative me gjobë si dhe ka pasur raste ku është pezulluar aktiviteti i tyre.
 

Ndërkohë AKU thekson se gjatë kontrolleve të kryera në të gjitha qarqet e vendit ka konstatuar se pothuajse në të gjitha qarqet ambalazhi plastik është zëvëndësuar me ambalazh i cili është i lejuar të jetë në kontakt me ushqimin. Ndër qarqet të cilat kanë bërë zëvëndësimin në masën 100% mund të përmendim Durrësin, Gjirokastrën, Elbasanin, Kukësin dhe Beratin.
 

AKU thekson se do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim në mënyrë që zëvëndësimi i qeseve plastike me letër të lejuar në kontakt me ushqimin të bëhet plotësisht.
 

Gjithashtu AKU-ja I bën apel qytetarëve që të tregojë vëmendje në ambalazhimin dhe etiketimin e këtij produkti ushqimor dhe ta refuzojë të përdorë apo ta blejë bukën e ambalazhuar me qese plastike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›