Prokuroria, 9.8 vite burg për Ben Çamin
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, akuza kërkoi dënimin e grupit të Lutfi Shabanit me 35 vite burg, për trafik droge
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda, i kërkon gjykatës dënimin e Lutfi Shabanit, i njohur si Ben Çami, dhe katër personave të tjerë të arrestuar në operacion "Identikit" në vitin 2005, dhe më vonë në vitin 2008. Në total për këtë dosje Prokuroria kërkoi dënimin e grupit me 35 vite dënim për ta, duke aplikuar formën e gjykimit të shkurtuar për secilin prej të arrestuarve.
Ndaj Shabanit organi i akuzës ka kërkuar 9.8 vite burg, për Isein Nasufin, 6.8 vite dënim me burg. Për katër të tjerët, Dritan Gjura, Madrid Istrefi, Francesk Shkambi, Arif Kurti. Akuza ka kërkuar 5 vite e 8 muaj burg për secilin.
Lutfi Shabani i njohur si biznesmen ndërtimi është arrestuar gjatë operacionit "Identikit" në vitin 2006 dhe në një operacion tjetër po të antidrogës, duke trafikuar 15 kilogram heroinë të bllokuara nga policia, në gusht të vitit 2008. Operacioni është zhvilluar rreth orës 17:00 në zonën e Golemit, në rrugën kombëtare Kavajë-Durrës.
Lutfi Shabani, i njohur me emrin "Ben Çami", ka qenë duke udhëtuar, nga Kavaja në drejtim të Durrësit, ndërsa në makinë kishte sasinë e konsiderueshme të heroinës. Bashkë me 37-vjeçarin policia dyshonte se kishte edhe edhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar në trafikimin e heroinës.
Vetëm dy javë më vonë, policia, arrestoi në Durrës, personat e tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, të drejtuar nga Shabani. Pesë personat u arrestuan në një lokal në qytetin e Durrësit, pasi kishin mbërritur nga Maqedonia me ngarkesën që dyshohet se ishte adresuar për Shabanin, ndërsa ata ishin nën vëzhgimin e policisë. Pas ndalimit të tyre, policia sekuestroi dy mjete dhe një sasi heroine që dyshohej se ishte e destinuar për në Itali.
Pas hetimit disa mujor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ajo mbylli hetimin dhe dërgoi dosjen në Gjykatë. Dje Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për gjashtë personat e akuzuar duke kërkuar dënimin e tyre, sipas shkallës së përfshirjes së tyre në trafik, ku më tepër është kërkuar dënimi i "Ben Çamit", me 9.8 vite burg.
Pretenca:
Lutfi Shabani 9 vite 8 muaj
Isein Nasufi 6 vite e 8 muaj
Dritan Gjura 5 vite e 8 muaj
Madrid Istrefe """"
Francesk Shkambi """"
Arif Kurti """"