E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Aktiviteti i kompanise Albademil ne Gerdec ka qene ne te zeze

TIRAN- Prokuroria lexoi ne seancen e djeshme gjyqesore ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit akt-ekspertimin e specialisteve amerikane te vendit te ngjarjes dhe atyre shqiptare te cilet e cilesuan ngritjen dhe aktivitetin e demontimit ne Gerdec jashte cdo standardi sigurie apo norme ligjore te ngritjes se ketij aktiviteti.


Sipas raportit disa faqesh qe u lexua nga prokurori Altin Dumani ekspertet vendas dhe te huaj i kane cilesuar shkelje te gjitha veprimet procedurale qe nga pergatitja legjislacionit per demontimin e municioneve e deri te dhenia e licencave dhe puna qe kryhej ne Gerdec per demontim e paligjshme. Sipas ketij raporti Ministria e Mbrojtjes ka furnizuar me municione per demontim nje kompani te paligjshme dhe te palicencuar sipas legjislacionit shqiptar.


Duke iu referuar ketij raporti prokuroret thane se kontrata per demontimin e municioneve ne Shqiperi rezulton te jete formale e firmosur fillimisht mes perfaqesuesve te SAC me administrator shtetasin amerikan Patrik Henri dhe drejtuesi i MEICO-se i pandehuri Ylli Pinari per nje afat tete mujor me vleften e 16 milione dollareve. Kontrata sipas eksperteve eshte nenshkruar me mungese dokumentacionit dhe duke mos plotesuar asnje kriter ligjor te parashikuar ne legjislacionin shqiptar.


Sipas prokurorise i vetmi dokument qe ka depozituar kompania amerikane SAC ka qene vetem nje licence biznesi e cila serish nuk e specializonte ate per procesin e demontimit dhe cmilitarizimit por per te importuar. Ne dokumentacionin qe mungon duheshin patjeter nje dokument qe SAC-i ekzistonte si person juridik dokumentacioni i kapaciteteve te kesaj shoqerie dokumentacionet qe duhet te merreshin nga disa ministri qe nga e Financave per tatimet deri tek ajo e Mjedisit.


Po ne kete kontrate te firmosur perpara se te dilte urdhri i ministrit te Mbrojtjes deputetit Fatmir Mediu per kete ceshtje eshte shmangur edhe nenshkrimi nga institucioni i avokatit te shtetit-thuhet nder te tjera ne raportin e lexuar nga prokuroria. Gjithashtu sipas raportit te prokurorise qe u lexua ne seancen e djeshme gjyqesore e 111 per nga numri mungonte edhe licenca qe duhej te leshohej nga Ministria e Mbrojtjes per Albademil qe i jep te drejten e demontimit te municioneve po kompanise Albademil-thuhet ne raport cka provon se aktiviteti i kompanise Albademil ka qene teresisht ne te zeze.


Prokurori Dumani ne vazhdim te fjales se tij lexoi akt-ekspertimin e perpiluar nga ekspertet e Byrose se Alkoolit Duhanit Armeve dhe Eksplozivit te njohur ndryshe si agjencia ATF-se qe sipas tyre shperthimi ka ardhur si pasoje e shkendijave te zjarrit te ardhura nga saldimi i karroces se hekurit qe transportonin punetoret barutin.


Sipas eksperteve nga shperthimi i fabrikes se demontimit me 15 mars 2008 jane demtuar 10 mije shtetas kater mije biznese u evokuan gjate asaj dite tragjike kater mije persona ndersa demi i asaj dite sipas amerikaneve kap vleren e 23 milione eurove. Ne seancen e djeshme nuk ishin te pranishem Mihal Delijorgji e Dritan Minxholli pas lirimit nga qelia por vetem i pandehuri Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci te shoqeruar nga avokatet mbrojtes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›