I derguari i BE Lajcak Kreu i PS Rama do shtyrjen e zgjedhjeve
I derguari special i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak ka deklaruar ne Parlamentin Europian se kreu i opozites Edi Rama i ka kerkuar qe zgjedhjet lokale te shtyhen. Sipas Top Channel ne debatin me dyer te mbyllura Lajcak ka thene se situata eshte e renduar. Rama nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe qendrimin e Komisionit se Shqiperia eshte vend parlamentar funksional. Rama do te donte qe ne te shpreheshim per zgjedhjet e parakohshme dhe ai na fajeson pse BE-ja nuk shpreh nje mesazh te qarte mbi kete.
Jam i shqetesuar mbi zgjedhjet lokale pasi socialistet po bojkotojne emerimet ne komisionet zgjedhore. Rama me tha se ai do te preferonte qe te shtynte zgjedhjet lokale me qellim qe kjo periudhe te perdorej per te punuar mbi ligjin elektoral ka thene Lajcak. Me tej ai ka thene se kryeministri Berisha i ka kerkuar keshille per te vepruar. Ai u mundua qe ta kuptonte. Kryeministri tha se do te ishte mbeshtetes e se ai po kerkon qe situata te stabilizohet. Ai u demonstrua shume konstruktiv e me tha Vetem me thuaj cte bej tani. Dhe une i thashe atij se ishte pergjegjesia e tij qe te kujdesej per gjithe kete histori. Ata kane shume frike se mos humbasin liberalizimin e vizave dhe luten qe kjo te mos ndodhe. Z.Berisha hoqi dore nga protesta dhe u lejua qe te merret ne pyetje Garda e Republikes. Ne anen tjeter pas demonstrates se pare te tjerat kane qene shume te qeta e te paqme. Rama potencialisht i ka kontrolluar ato. Pata nje diskutim te ashper mbi faktin pse organi i komisionit hetimor parlamentar nuk eshte i duhur pse eshte i gabuar e se u duhet dhene fund retorikave. E rendesishme eshte qe te nxitet mbajtja e zgjedhjeve te ndershme ne Shqiperi. Ata nuk duan te paguajne asnje cmim per cfare po bejne. Ne nuk mbajme ane. Rama do te ishte me i besueshem nese do te kritikonte funksionimin e institucioneve nga brenda Parlamentit. Nese ai nuk beson tek anetaret e vet se nuk do te korruptohen ne komisionet zgjedhore atehere nuk ka me shprese. Per Berishen nese atij nuk i pelqejne njerezit mire por nuk duhet kurre qe ai te sulmoje institucionet. Ne duhet te vezhgojme mire zgjedhjet lokale ka thene Lajcak.
Ashton javen tjeter ne Tirane
Perfaqesuesja e larte e Bashkimit Europian Kethrin Ashton do te vizitoje se shpejti Tiranen zyrtare. Mesohet se ajo do takohet me kreret me te larte te vendit me drejtuesit e mazhorances dhe opozites per te diskutuar situaten politike. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesja e komisionit europian sipas te ciles Ashton do te vizitoje Shqiperine menjehere pas kthimit te saj nga misioni ne Tunizi qe parashikohet per javen tjeter.
Bostinaru nuk ishte grusht shteti
Prape i njejti muhabet. Jane gati ata per dialog Komisioni Europian perseriste kerkesen per dialog e ja ku jemi me krizen qe sipas Berishes ishte puc ndaj shtetit organizuar nga Edi Rama e papritmas na doli se edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi ishte pjesemarres por edhe Prokurorja e Pergjithshme Rama nuk e di si eshte emri i saj. Edhe shefi i SHISH qe nuk paska dhene informacione mbi kete grusht shteti tha Bostinaru.