Prokuroria Jane provuar trukimet ne 4 ndeshje te ekipit Besa

Task-forca e prokurorisë së Tiranës, prej disa muajve me ndihmën e informacioneve të servirura nga policia dhe Federata e Shqiptar e Futbollit ka shënjestruar ekipin futbollistik të Kavajës, “Besa”.
Të gjitha ndeshjet e këtij klubi të luajtura në superligën shqiptare, gjatë sezonit 2012 – 2013 janë marr nën hetim nga prokuroria, me dyshimet e paracaktimit të rezultateve.
Prokurori i çështjes Julian Zonja, gjatë hetimeve disa mujore, mësohet se ka gjetur prova dhe elemente të veprës penale të “paracaktimit të rezultateve në gara sportive” në 4 ndeshje të zhvilluara nga ekipi i Kavajës “BESA”. Për prokurorin, ndeshjet “Tirana – Besa”, “Kastrioti – Besa” dhe dy ndeshje të tjera që ende nuk bëhen të ditura janë trukuar nga presidenti Bizhdili.
Sipas akuzës, për të provuar këto dyshime janë pyetur me cilësinë e personave që kanë dijeni futbollist të ekipit të “BESËS”, trajneri i Kavajës, arbitrat që kanë gjykuar këto ndeshje si dhe titular të ekipeve me të cilët “Besa” është përballur dhe dyshohet që janë trukuar.
Sipas akuzës, vepra penale që dyshohet se e ka konsumuar presidenti Bizhdili parashikon një dënim me burg nga dy deri 7 vjet burg dhe me gjobë deri 10 milion lekë të reja.