Prokuroria: Padia e Bashës pa vlerë ligjore, do të kërkojmë anulimin
Prokurorët përgatisin qëndrimin zyrtar për padinë në Gjykatën e Faktit. Gjykata e Faktit nuk mund të marrë vendime për hetimin e një ministri
Habjon Hasani
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë nuk mund të marrë në shqyrtim padinë që ministri Lulzim Basha ka bërë ndaj akteve procedurale dhe hetimore të Prokurorisë së Përgjithshme. Ky është konkluzioni që ekspertët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë arritur pasi kanë ekspertuar qëndrimin që ata do të mbajnë para kësaj gjykate pasi janë paditur nga ish-ministri i Transporteve. Për prokurorët, kjo padi është thjesht një tjetër hap i mëtejshëm në spiralen e disa veprimeve dhe pretendimeve joligjore që mbrojtësit ligjorë të Bashës kanë mbajtur që pas shpalljes së tij si i pandehur. Sipas tyre, Basha, duke qenë se është deputet dhe ministër i pandehur, mund të trajtohet ligjërisht vetëm nga Gjykata e Lartë, ndërsa një vullnet i tillë është i shprehur qartësisht në Kushtetutë. Për këtë arsye, prokurorët do të kërkojnë shpalljen si të pavlefshme të kësaj padie, pasi as Gjykata e Shkallës së Parë dhe as Gjykata e Apelit nuk mund të kenë kompetencë vendimmarrjeje mbi hetimin ose procedimin penal të një zyrtari të rangut të ministrit që për më tepër është dhe deputet. “Është e pamundur nga pikëpamja kushtetuese që një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës të marrë një vendim lidhur me këtë padi. Cilido gjyqtar aty e di mirë se nuk është pjesë e punës dhe e mandatit të tij për të ndërmarrë vendime mbi një ministër-deputet”, - i tha dje “Albania”-s një ekspert i organit të akuzës.
Dritëhijet
Pamundësia ligjore e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe asaj të Shkallës së Dytë, për të ndërmarrë vendime në lidhje me procedimin e një ministri, është vetëm njëra anë e medaljes. Paralelisht, prokuroria ka arsyetuar edhe pavlefshmërinë e kësaj kërkese edhe në rast se padia do t’i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë, e cila realisht ka tagrin dhe mandatin kushtetues për të marrë vendime lidhur me procedimin penal të një ministri. Sipas prokurorëve dhe ekspertëve të çështjes, pretendimi i mbrojtësve të ministrit Basha nuk argumentohet ligjërisht. “Avokatët pretenduan se prokuroria ka ndërmarrë hetime ndaj ministrit pas datës që Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e hetimeve. Ndonëse ky vendim nuk ushtron efekt mbi hetimin e Bashës (por vetëm të Andi Tomës dhe Armand Telitit, sepse Basha është ministër), edhe në rast se në mënyrë hipotetike do të ushtronte efekte në lidhje me hetimin e Bashës, prapë padia e Bashës do të ishte e pavlefshme. Do të ishte e tillë sepse pas vendimit për pezullimin e hetimeve ne e shpallëm të pandehur. Pra, ne nuk vazhduam ta hetonim, por e shpallëm të pandehur. Nëse ministri do të vinte e do të ballafaqonte akuzat tona me faktet, do të kuptonte se ato fakte janë mbledhur në cilësinë e provës në një periudhë kohore të cilën gjykata nuk e ka zhvleftësuar apo anuluar. Pra, brenda afateve ligjore. Por gjykata mund të ndërmarrë vendime për pezullim afatesh, jo për pezullim dhe paralizim të akteve procedurale të prokurorisë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë lind pyetja se çfarë misioni ka organi i akuzës?!”, - i tha dje “Albania”-s një burim i akuzës.
Deklarata
Megjithëse prokuroria është e sigurt në ligjshmërinë e veprimeve të saj, avokati i Bashës nga ana e tij u shpreh i bindur tri ditë më parë për paditjen e organit të akuzës. “Në vazhdën e reagimit tonë ligjor, të bërë të ditur disa ditë më parë ndaj veprimeve flagrante të Prokurorisë në kundërshtim me ligjin, në respektim të dispozitave ligjore, sot, si përfaqësues i z. Lulzim Basha, u paraqita pranë zyrës së prokurorit të Përgjithshëm për t’i paraqitur të gjitha shkeljet që përmbajnë aktet procedurale të njoftimit, bazuar në Nenin 130, Pika 3 e Kodit të Procedurës Penale. Në mënyrë të shkruar i kam paraqitur prokurorit të çështjes të gjitha parregullsitë ligjore të veprimeve të tyre. Për këto parregullsi, ju bëj me dije se kam kërkuar pavlefshmërinë e akteve procedurale edhe para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë”, - tha avokati Nika tri ditë më parë.
Dosja e Prokurorisë: Të gjitha shkeljet për rrugën “Rrëshen-Kalimash”
1. Projekti përfundimtar
Ndërtimi i rrugës kërkon projekt përfundimtar të detajuar dhe në zëra për t’u zbatuar, në bazë të të cilit kryhen punimet. Nga Shkresa Nr. 2495/1, prot. datë 07.05.2007, e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve rezulton se projekti përfundimtar i zbatimit nuk ka përfunduar.
2. Oponenca teknike
Në projektin përfundimtar (që nuk është realizuar akoma) mungon oponenca teknike. Këto oponenca teknike janë bërë vetëm për projektidetë dhe jo për projektin përfundimtar të zbatimit.
3. Supervizioni
Kontrata është lidhur, miratuar më pas me VKM dhe ka filluar përmbushja e detyrimeve të kontratës pa pasur mbikëqyrësin e punimeve (supervizorin). Nga Shkresa me Nr. 2761, prot. datë 14.05.2007, rezulton se tenderi për përzgjedhjen e supervizorit të punimeve të rrugës “Rrëshen-Kalimash” ende nuk ishte hapur në D.P.Rrugëve.
4. Fondi limit
Gjithmonë, kur bëhet një tender, ka një fond limit. Ky është fondi maksimal që vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit për ndërtimin e një objekti ose rruge. Mungesa e fondit limit lidhet me faktin e mungesës së projektit përfundimtar të zbatimit, i cili ka çmimin e rrugës dhe zërat e punimeve që do të kryhen, materialin që do të përdoret etj., etj.
5. Paradhënia
Për vitin 2006 dhe 2007, firma “Bechtel-Enka” përfiton nga buxheti i shtetit 12. 745. 009. 029 lekë të reja (rreth 100 000 000 euro) ( gati 25% të të gjithë vlerës së objektit), pa pasur projekt përfundimtar zbatimi me oponencë teknike, mbi bazën e të cilit do të merret leje ndërtimi, si dhe pa pasur mbikëqyrës punimesh (supervizor).
Nuk ka asnjë ligj shqiptar që përcakton apo lejon dhënien e paradhënies për ndërtimin e një objekti pa projekt.
6. Ligji i zbatimit të kontratës
Në kontratë parashikohet se do të zbatohet ligji anglez. Në asnjë rast nuk mund të zbatohen dhe të kenë efekt në territorin e Republikës së Shqipërisë ligjet ose dispozitat e tjera të një shteti të huaj, si dhe kushtet e vëna në kontratat e palëve, kur këto janë në kundërshtim me rendin shtetëror dhe shoqëror të Republikës së Shqipërisë.
7. Gjuha e përdorur në dokumentet e tenderit
Shkelje tjetër është dhe fakti se një pjesë e dokumenteve të paraqitura për pagesë, si dhe të dokumentacionit në përgjithësi, janë në gjuhën angleze, çka përbën një shkelje të ligjit për prokurimet publike.
8. Çmimi për njësi i parashikuar në kontratë
Shkelje tjetër është fakti se çmimi i kësaj rruge prej 418.333.986 eurosh është një çmim i synuar (çmim në njësi) dhe jo çmim përfundimtar. Deri tani, një fakt është i qartë, që çmimi i rrugës vazhdon të rritet që nga momenti i lidhjes së kontratës dhe nuk dihet se sa do të shkojë.
9. Kufizimi i përgjegjësisë për sipërmarrësin
Çdo marrëveshje, që përjashton ose kufizon palët nga përgjegjësia për mosekzekutimin e detyrimeve, është e pavlefshme. Pra, kufizimi i përgjegjësisë për sipërmarrësin me kontratë është shkelje e ligjit dhe dëmton interesat e shtetit.
10. Procedura e prokurimit
Për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash duhej dhe ishte e detyruar që gjatë zhvillimit të tenderit e më pas të zbatohej Ligji Nr. 7971, datë 26.07.1995, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ligj i cili është shkelur. Gjatë tenderit nuk është zbatuar asnjë ligj ose rregull, qoftë kombëtar ose ndërkombëtar, thjesht është dhënë vlerësimi për disa firma konkurruese dhe vetëm kaq.
11. Mjedisi
Nga Shkresa me Nr. 1035/1, prot. datë 21.06.2007, e Ministrisë së Mjedisit, rezulton se nuk ka ndonjë leje mjedisore për segmentin rrugor “Durrës-Morinë”.
12. Leja gjeologjike
Për ndërtimin e rrugës “Rrëshen-Kalimash” për vazhdimin e punimeve është e domosdoshme leja gjeologjike nga Ministria e Ekonomisë. Ky detyrim rrjedh nga Ligji Nr. 7796, datë 17.2.1994, “Ligji minerar i Shqipërisë”. Vazhdimi i punimeve, shfrytëzimi i tokës pa leje gjeologjike përbën një shkelje të ligjit.
13. Paligjshmëria e V. K. M. Nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006
Vendimet Nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006 kanë legjitimuar një gjendje të tillë paligjshmërie me pasoja të rënda financiare ekonomike për buxhetin e shtetit, këto vendime nuk bazohen në Kushtetutë dhe ligje, nuk kanë asnjë bazë ligjore, janë nxjerrë në kapërcim të kompetencave ligjore që ka Këshilli i Ministrave dhe janë në kundërshtim flagrant me ligjin (absolutisht të pavlefshëm).
14. Mendimi i ministrive dhe institucioneve të tjera
Shkelje tjetër është fakti se për VKM Nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006 ka pasur vërejtje dhe kundërshtime nga Ministria e Financës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik. Pra, Ministria e Financës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik kanë pasur vërejtjet e tyre me Vendimet Nr. 460 dhe 651 të vitit 2006, të cilat nuk janë marrë fare në konsideratë nga MPPTT-ja.
15. Mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin vlerësues në tender
Shkelje tjetër është fakti se në momentin që anëtari shqiptar i Komisionit të Vlerësimit të Tenderit, i caktuar me VKM Nr. 526, datë 02.08.2006, z. Niko Naska, ka dhënë dorëheqjen për mosnjohjen e gjuhës së huaj, duhej që tenderi të ndërpritej dhe të mos vazhdonte më. Me VKM të caktohej një përfaqësues shqiptar tjetër që të mbronte interesat e vendit. Ministri Basha ka qenë në dijeni të faktit të dorëheqjes së Niko Naskës si anëtar i tenderit, pasi Niko Naska ia ka paraqitur vetë personalisht atij dorëheqjen. Ministri gjithashtu ka pasur dijeni për tenderin ndërkombëtar që po zhvillohej, pasi dhe ai vetë ka qenë pjesëmarrës në çeljen e tenderit, ku është bërë dhe një ceremoni në MPPTT.
16. Kufizimi i sipërmarrësit nga detyrimet tatimore
Të gjitha shumat e treguara në kontratë të pagueshme për sipërmarrësin do të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH). Pra, shteti pranon të paguajë TVSH-në për “Bechtel”. Pra, në mënyrë të padrejtë dhe haptazi antiligjore është përjashtuar sipërmarrësi nga disa taksa dhe tatime.
17. Çmimet për njësi, më të larta se çmimi i tregut shqiptar
Çmimet për njësi të paraqitura nga firma fituese e tenderit janë shumë herë më të larta se çmimet shqiptare. Sikur çmimet për njësi të ishin bërë sipas çmimeve të tregut shqiptar, çmimi i synuar i kontratës do të ishte 191.860.492 euro më i lirë.
18. Relacionet e mbajtura nga ministri i MPTT-së para Këshillit të Ministrave
E gjithë procedura për VKM Nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006, është bërë në MPPTT nga dy persona, Andi Toma dhe Lulzim Basha.
19. Vepra penale që dyshohet se është kryer
Si persona të dyshuar si përgjegjës për këtë vepër penale janë shtetasit Andi Toma dhe Lulzim Basha, të cilët kanë përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe kanë iniciuar procedurat e VKM Nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006.
2 Dhjetor 2008