Prokuroria SMS-te e Priftit hetim policise ne skandalin e naftes
TIRAN- Njesia e Task-Forces se prokurorise se kryeqytetit vetem pak dite pas arrestimit te 12 te dyshuarve dhe dy te tjereve te shpallur ne kerkim per skandalin e mbetjes se naftes Vergine ka marre nen hetime dhe zyrtar te larte te disa institucioneve ne vend.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme sipas te cileve hetimi eshte shtrire edhe per drejtuesit dhe ish-drejtuesit e tatimeve e doganave duke mos perjashtuar verifikimin e rolit te ministrise se Ekonomise dhe drejtuesve te Policise se shtetit ne kete skandal.
Gjate hetimeve pese mujore prokuroria eshte fokusuar me shume ne hetimin dhe verifikimin e hyrje-daljeve te mbetjes se naftes Vergine per vitin 2009 nga rafinerite e Armo-se ne drejtim te Portit te Vlores. Kjo kohe ka mjaftuar per te zbardhur abuzimin me naften Vergine per vitin 2009 nga punonjesit e kompanive qe kishin per detyre te eksportonin mbetjen jashte Shqiperise dhe punonjesit e tatimeve dhe doganave.
Gjate kesaj faze jane kryer nje sere procedurash hetimore edhe me metoda speciale. Ndersa pas arrestimit te te dyshuarve prokuroria ka shtrire hetimet edhe ndaj ish punonjeseve dhe drejtuesve te Tatimeve ne Vlore e Tirane atyre te doganave e Portit te Vlores-thane burimet prane Prokurorise se Pergjithshme.
Gjithashtu po keto burime saktesuan se prokurorja e ceshtjes Daniela Sulaj ka nisur verifikime dhe hetime edhe ndaj drejtuesve te Policise bazuar ne deklaratat e ish-ministrit te Energjetikes deputetit tashme pa imunitet Dritan Prifti.
Ne deklarimin e deputetit Dritan Prifti jane permendur edhe disa mesazhe telefonike te shkembyera mes punonjesve te Policise se rretheve dhe drejtuesve te Policise se Shtetit ku keta te fundit i kerkonin te mos bllokonin autobotet e mbushura me mbetjet e naftes Vergine qe transportoheshin nga rafinerite e Ballshit dhe Fierit drejt magazinave te depozitimit dhe perzierjes ne Golem te Durresit.
Po kryen verifikimet per keto pretendime dhe pritet marrja ne pyetje e personave perkates. Gjithashtu gjate diteve ne vazhdim do te verifikohet dhe roli i ministrise se Ekonomise drejtues te saj ne kete proces te eksportit te naftes Vergine-thuhet nga te dhenat e prokurorise.
Po keto burime saktesuan se gjate hetimeve pese mujore eshte arritur te provohet edhe me ane te leter-porosise se ardhur nga Greqia dhe Turqia ku nga pergjigjja e autoritetit doganore te shtetit turk dhe helen rezulton te kete diferenca ne sasine e deklaruar per eksport nga Shqiperia.
Nepermjet shkreses nr.14754/2 protokollit te dates 25 tetor 2010 te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave DPD-se si dhe nga dokumentacioni qe ndodhet prane Deges se Doganes Vlore ka rezultuar te jene kryer vetem 24 praktika doganore qe kane te bejne me naften Vergine per periudhen janar 2007-janar 2010.
Nepermjet shkreses me nr.16549/4 date 24 dhjetor 2010 te Drejtorise se Hetimit prane DPD-se behet me dije se nga pergjigjja e autoriteteve doganore te Turqise dhe Greqise rezulton te kete diferenca te sasise se deklaruar per eksport ne Shqiperi me sasine e deklaruar per transit ne Greqi si dhe me sasine e deklaruar ne Turqi-thuhet ne procedimin penal me nr.4155 ne ngarkim te 14 te dyshuarve te pare te ketij skandali.
Me date 5 mars 2011me kerkese te njesise se Task-Forces se prokurorise se Tiranes gjyqtarja e gatshme e masave Blerina Muca prane Gjykates se Shkalles se Pare vendosi caktimin e mases se sigurimit personal ndaj 14 te dyshuarve te pare te ketij skandali te mbetjes se naftes Vergine.
Ne zbatim te ketyre vendimeve policia e shtetit arrestoi biznesmenet Hajri Elezaj Bajram Fishekun vellane e ketij te fundit biznesmenin Ilias Fisheku i njohur si Lad Fisheku dhe djalin e ketij te fundit Martin Fisheku.
Pervec ketyre policia arrestoi edhe doganierin Edmond Ferraj punonjesi i tatimeve Dashamir Kasaj shtetasit Flamur Merkaj Vladimir Koteci Gani Prence Reshat Aleksi Kadri Hajredini dhe Fadil Abdurrahmani. Si dhe ka shpallur ne kerkim shtetasit Gazmend Serjani dhe Bledar Rama.
BOX
Sipas akuzes nenprodukti i naftes me emrin Vergine per periudhen 2007-2009 eshte pasqyruar ne dokumentacion si e eksportuar jashte vendit por ne fakt ajo eshte shitur ne tregun e brendshem edhe pse nje gje e tille eshte e ndaluar me ligj te posacem.
Brenda vendit ajo eshte perdorur ne menyre te jashteligjshme si nje lende perzierese e benzines. Mbetja Vergine eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri. Ky nenprodukt sherben si lende e pare per prodhimin e benzines dhe ka si destinacion te vetem eksportimin jashte vendit.
Nga studimi i faturave te shitblerjes se nenproduktit te naftes Vergine sipas akuzes e marre prane shoqerise Armo sh.a. rezulton se sasia e pasqyruar ne keto fatura nuk perputhet me sasine e deklaruar per eksport nga shoqerite Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a.
Prokuroria analizon hetimet e 21 janarit te pranishem policia dhe agjenti i FBI-se
TIRAN- Mesditen e djeshme me kerkese te drejtuesit te hetimeve te ngjarjes se demonstrates se 21 janarit prokurorit Sokol Malaj njeherazi Prokuror i Rrethit Tirane jane mbledhur ne nje analize pune hetuesit dhe prokuroret e ceshtjes drejtues te policise se Tiranes nen mbikeqyrjen e agjentit te FBI-se.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve analiza ka zgjatur rreth dy ore. Gjate ketij takimi mesohet se eshte diskutuar se cfare eshte bere deri me tani per hetimin e ngjarjes se 21 janarit ku eshte diskutuar per ceshtje teknike te hetimit dhe punes se deri tanishme.
Ne diskutim e siper eshte pare e rruges te kerkohet ndihme nga oficeri i kontaktit te Ambasades se SHBA-se ne Tirane qe ne ditet ne vazhdim ti kerkohet sjellja e eksperteve kriminalistike per riekspertimin e armeve me gezhojat e gjetura ne oborrin e kryeministrise.
Nga drejtuesi i policise se Tiranes eshte kerkuar qe te mbledhin prova dhe te paraqesin para prokurorise per personat qe kane ushtruar dhune ndaj policise dhe institucioneve si dhe kane shkaterruar pronat e qytetareve diten e kesaj demonstrate.
Pervec kesaj drejtuesi i prokurorise ka kerkuar qe hetimet te fokusohen ne mbledhjen edhe te deshmive te punonjesve te Gardes se Republikes qe diten e demonstrates ishin ne oborrin e kryeministrise. Agjenti amerikan ne perfundim te analizes mesohet se i ka shprehur mbeshtetje prokurorise per zbardhjen e ceshtjes.
Partia Socialiste e ka cilesuar korrupsionin me naften virxhin nje dem te madh per qytetaret shqiptar. Deputeti i saj Ilir Beqja tha se demet nga afera e naftes se pa perpunuar virxhin jane te shumefishta. Ai tha se ka nje dem te rende ekonomik jo vetem sa i takon tregtimit te naftes virxhin si nafte importim por edhe demeve te u eshte shkaktuar automjeteve te qytetareve nga kjo nafte e paperpunuar. Beqja nenvizoi edhe demin mjedisore qe vjen nga kjo afere.
A e keni menduar shqiptare perse automjetet tuaja perfundojne neper servise e oficina shume me shpesh sesa automjetet e kujtdo qytetari te Europes Perse automjetet e shqiptareve nxjerrin bloze e perse automjeteve ne Shqiperi iu vjen fundi shume here me shpejt se ne Europe
Kjo kontrabande eshte pjese e pergjigjes sepse nderkohe qe Saliu e Luli me shoke pasuroheshin qytetaret e thjeshte te ketij vendi paguanin qimet e kokes per riparimin dhe serviset e makinave te tyre.
Por kostot e ketij krimi ekonomik qeveritar nuk mbarojne me kaq. Ato 40 - 50 mije tone nafte virxhin te hedhura cdo vit ne tregun shqiptar per te pasuruar Saliun dhe oborrin e kusareve e matrapazeve jane 50 mije ton helm qe i jane hedhur ajrit dhe mjedisit ne Shqiperi. 50 mije ton helm squfur monoksid karboni e dioksina helme qe i thithin mushkerite e cdo shqiptari burre grua femije qe Saliu e Luli te mbushin xhepat tha deputeti i PS-se Beqaj.