Leksionet e keqija te ambasadoreve per shtetin ligjor

Sa here qe ngrihen dyshime serioze per demokracine ne Shqiperi nje shprese instiktive e shqiptareve jane diplomatet perendimore. Per shkak se shqiptaret nuk kane asnje medyshje per orientimin e tyre perendimor diplomatet perendimore kane qene dhe jane per opinionin publik nje lloj senati de facto i politikes shqiptare qe duhet te korrigjoje deformimet e pameshirshme qe i bejne shtetit ligjor dhe institucioneve politikanet shqiptare. Por kohet e fundit kam pare publikisht se paku dy raste kur dy nga ambasadoret me te rendesishem ne Shqiperi ose nga arroganca ose nga lehtesia me te cilen e marrin shoqerine shqiptare kane dhene leksione te keqija per shtetin ligjor ne Shqiperi.
Kam lexuar nje komunikate te ambasadorit te OSBE ne Tirane i cili ka nxituar te vleresoje si te ligjshme zevendesimin e komisionereve socialiste me te ashtuquajtur vullnetare nga shoqeria civile qe ne fakt jane militante te pushtetit. Pak rendesi ka cilesia e tyre por ka shume rendesi fakti qe ky veprim shkel ligjin dhe saktesisht Kodin Elektoral. Ky vendim duhet te merret me nje shumice te cilesuar ne KQZ e cila ne kete rast nuk eshte siguruar dhe kjo eshte shkelja e pare faktike e ligjit. Shkelja e dyte dhe me e rende ka te beje me frymen e Kodit Zgjedhor i cili e mbeshtet organizimin e KQZ mbi baza partiake. Nese ky parim bie duhet te bjere gjithe sistemi i komisionereve dhe te riorganizohen ato mbi baza te tjera jo partiake. Dhe i pari qe duhet te pesoje nga ky akt eshte vet KQZ e zotit Ristani. Por ky eshte nje debat i madh qe nuk ja vlen te merremi ketu. E frikshme ketu eshte qe nje diplomat arrogant del e thote publikisht nje gje qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe e noterizon ate si te ligjshme. Kur ky ambasador eshte dhe ne krye te misionit te OSBE atehere situata eshte dhe me deshperuese. E vetmja menyre per ta zbutur eshte te mendosh qe ambasadori ose eshte nje diplomat i papergatitur gje qe sdua ta besoj ose eshte i angazhuar personalisht me cdo kusht pro pushtetit cka do ishte problem per statusin e tij. Sidoqofte ai ende nuk ka dhene ndonje shpjegim tjeter per kete situate dhe derisa te degjojme dicka tjeter prej tij jemi te detyruar te besojme keto qe thashe.
I dyti qe ka bere dicka po kaq te papergjegjshme eshte ambasadori i SHBA ne Tirane. Para disa ditesh ai vizitoi perandorine mediatike te pushtetit TV Klan dhe nuk pashe as nje shenje skuqje apo turpi ne fytyren e tij kur pronari i grupit mediatik Klan Frangaj pasi e shetiti bashke me shpuren e vet neper ndertesat e ndertuara ne menyre jo transparente mbi tokat e pronareve e coi dhe tek nje TV tjeter ABC News te cilin ja prezantonte si nje arritje te re te grupit te tij mediatik. Ne te gjithe e dime ceshte ajo. shte nje ish- TV i falimentuar me licence te hequr me borxhe dhe pronare ne burg. Frangaj ja mori te gjitha persiper i mori licencen e nxori nga burgu i pastroi biografine dhe ndertoi ate TV. Por zoti ambasador ju duhet te dini se ligji shqiptar per radiotelevizionin nuk te lejon te kesh dy televizione ne pronesi. Kjo eshte nje shkelje shume e rende. Per kete shkelje zoti Frangaj eshte hetuar nje here ne vitin 2006 kur permes Mesila Dodes rrembyen nje licence televizive ne Tirane dhe e shiten pas disa kohesh 700 mije euro. Prokuroria hapi hetim per kete ceshtje dhe u mbyll nen presionin e pushtetit. Ai beri lek duke perdorur Mesila Doden te ciles nese nuk i ka dhene ndonje lek e kompensoi ne natyre duke e bere deputete. Tashme po ben te njejten gje por duke shfrytezuar disa njerez te viktimizuar. Une e di qe nuk e ka shenuar ne emer te vet ate TV. Te gjithe e dime qe eshte i tij dhe ai ka investuar atje. Nese njehere ketu do te kete shtet ligjor dhe te therrase per hetime njeriun mbi te cilin eshte hedhe ai TV do ta kete te veshtire te provoje ku i ka gjetur gjithe ato pare. Por turpi eshte qe ate cfare ne dime dhe se provojme dot pronari real i ketij TV zoti Frangaj ja thote ne sy ambasadorit te SHBA dhe ai tund koken dhe buzeqesh thua se po shikon nje mrekulli te shtetit ligjor dhe demokracise. Ajo kronike televizive zoti ambasador mjafton qe zoti Frangaj te hetohet nga prokuroria per veper penale dhe ti hiqet licenca e ABC News kurse ju fatkeqesisht duhet te sqaroni serish publikisht nese jeni kenaqur qe degjuat nga zoti Frangaj qe ka dy TV ne pronesi apo jeni merzitur Shqiptaret te pane te kenaqur qe ishe deshmitar i shkeljes se ligjit dhe kjo eshte gje e rende.
Nuk ka rendesi nese diplomatet shfaqen krah qeverise apo jane te kujdesshem ne mesazhet e tyre. Shqiptaret duan te shikojne qe ata te jene gjithmone ne anen e shtetit ligjor dhe te kene nje inteligjence te mjaftueshme per te mos u keqperdorur nga shtremberuesit e demokracise ne vend. Ajo qe po ndodh me disa nga diplomatet me te rendesishem te Perendimit ne Shqiperi krijon dyshime per integritetin e tyre profesional dhe jo per parimet e Perendimit. Shqiptaret tani e njohin Perendimin dhe e dine perse luftojne. shte mire qe ambasadoret te njohin mire shqiptaret dhe te dine cfare u thone.