Prokuroria: Të gjitha krimet e Bandës së Durrësit
Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dje në gjykatë katër dënime me burgim të përjetshëm dhe 267 vite burg për të pandehurit e Bandës së Durrësit. Gjatë një seance maratonë prej pesë orësh, organi i akuzës ka renditur një nga një të gjitha akuzat që rëndojnë mbi 16 të pandehurit. Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1998 deri në 2005, në qytetin e Durrësit. Fillimisht ka qenë një organizatë e vetme, por më pas është ndarë në dy pjesë me drejtues Lulzim Berishën dhe Indrit Doklen. Seancën tjetër do të jetë radha e mbrojtjes të thotë fjalën e saj të fundit dhe më pas gjykata do të japë vendimin.
***
Lulzim Berisha
Prokuroria ka kërkuar dje dënimin e të pandehurit Lulzim Berisha me burgim të përjetshëm për dhjetë krime. Berisha akuzohet për vrasjen e Dritan Sallakut më datë 17.10.1998; -Vrasjen e ngelur në tentativë të Marsel Sotirës, më datë 29.10.1998; Vrasjen e Eduart Ongari, më datë 05.07.1999; Vrasjen e Marsel Sotirës, më datë 22.08.1999. Për të gjithë këto është kërkuar burgim i përjetshëm. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 17 vjet për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Ilir Nelaj, më datë 17.10.1998. Në lidhje me vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Agim Rexhepi, ndodhur më datë 17.10.1998, , prokuroria ka kërkuar 17 vjet burg. Për vrasjen e shtetasit Viron Curri, më datë 29.10.1998 prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 25 vjet burgim. Po 25 vjet burg janë kërkuar për vrasjen e shtetasit Arjan Paja, ndodhur më datë 29.10.1998. Ndaj Berishës rëndon edhe një akuzë për armëmbajtje pa leje, për të cilën janë kërkuar tetë vite burg. Në përfundim prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Lulzim Berishën.
Plaurent Dervishaj
Edhe ndaj Plaurent Dervishajt rëndojnë 10 akuza, për të cilat prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm. Për akuzën e parë të pjesëmarrjes në organizatë, për Dervishajn janë kërkuar 6 vjet burg. Kërkojmë deklarimin fajtor të Plaurent Dervishaj për: Vrasjen e Dritan Sallaku, ndodhur më datë 17.10.1998; Vrasjen e mbetur në tentativë të Marsel Sotirës, më datë 29.10.1998; Vrasjen e Eduart Ongarit, më datë 05.07.1999; Vrasjen e Marsel Sotirës, më 22.08.1999,- thuhet në prtencën e prokurorisë. Përveç kësaj, prokuroria ka kërkuar 16 vjet burg për vrasjen në tentativë të Ilir Nelajt, 16 vjet për vrasjen në tentativë të Agim Rexhepit, 23 vjet për vrasjen e Viron Currit, 23 vjet për vrasjen e Arjan Pajës dhe 8 vjet për armëmbajtje.
Indrit Taullai
Për pjesëmarrje në organizatën kriminale, prokuroria ka kërkuar 6 vjet burg. Për vrasjen e shtetasit Eduart Ongari, më datë 05.07.1999; Vrasjen e Marsel Sotirës, më datë 22.08.1999; Vrasjen e Dritan Dishës, më datë 09.07.2000 prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm. Akuza ka kërkuar 25 vjet burg për veprën penale të Rrëmbimit ose mbajtja peng e personit dhe tetë vjet burg për armëmbajtje. Në total prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.
Indrit Dokle
Prokuroria ka kërkuar dje dënimin me burgim të përjetshëm të Indrit Dokles për 12 akuza. Kërkojmë dënimin me 8 vjet për pjesëmarrje në organizatën kriminale. Burgim të përjetshëm për: Vrasjen e shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000; Vrasjen e Erion Lame, më datë 14.01.2002; Vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Lulzim Berishës katër herë, ndodhur në datat 05.04.2005; 05.05.2005; 30.08.2005 dhe në muajin gusht të vitit 2005; Vrasjen e Avni Gashit, më datë 12.05.2005,- thuhet në [retencën e prokurorisë. Akuza ka kërkuar 22 vjet burg për rrëmbim dhe pengmarrje; 6 vjet për moskallëzim krimi, 7 vjet për armëmbajtje dhe 10 vjet për prodhim armësh.
Sardjan Sulejmani
Prokuroria ka kërkuar dënimin e Sardjan Sulejmanit me 25 vjet burg për gjashtë akuza. Kështu, prokuroria ka kërkuar dënimin me 5 vjet për pjesëmarrje në organizatë dhe 25 vjet për: Vrasjen e mbetur në tentativë të Lulzim Berishës dy herë në gusht 2005 dhe vrasjen e Avni Gashit, ndodhur më datë 12.10.2005. ndërkohë janë kërkuar 6 vite burg për moskallëzim krimi dhe 7 vite burg për armëmbajtje. Në total prokuroria ka kërkuar me bashkim dënimesh 25 vjet burg.
Kujtim Buna
Prokuroria ka kërkuar dënimin e Kujtim Bunës me 25 vjet burg për katër akuza. Deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Kujtim Buna me 4 vjet për pjesëmarrje në organizatë kriminale; 25 vjet burgim për vrasjen e Avni Gashit, më datë 12.10.2005; 6 vjet burgim për moskallëzim krimi dhe 6 vjet burgim për armëmbajtje.
Altin Olloni
Prokuroria ka kërkuar dje dënimin e Altin Ollonit me 25 vite burg për katër akuza: 4 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë; 25 vite burg për dy tentativa vrasjeje të Lulzim Berishës më datë 05.04.2005 dhe 05.05.2005; 5 vjet e tre muaj për armëmbajtje pa leje.
Elvin Hoxhosmani
Prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurit Elvin Hoxhosmani me 25 vite burgim për katër akuza. Kështu, prokuroria kërkoi 4 vjet për pjesëmarrje në organizatë; 25 vjet për dy tentativa vrasjeje të Lulzim Berishës më datë 05.04.2005 dhe 05.05.2005 dhe 6 vjet për armëmbajtje pa leje.
Alban Neli
Prokuroria ka kërkuar dje dënimin e Nelit me 25 vite burg për tre vepra penale: 4 vjet për pjesëmarrje në organizatë; 25 vjet për vrasjen në tentativë të Lulzim Berishës më 05.04.2005 dhe 6 vjet për armëmbajtje pa leje.
Selman Heti
Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg për katër akuza: 4 vjet për pjesëmarrje në organizatë; 25 vjet për vrasjen në tentativë të shtetasve Lulzim Berisha, Isuf Morina e Kujtim Haxhiaj, ndodhur më datë 05.05.2005; 25 vjet për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Lulzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005 dhe 6 vjet për armëmbajtje pa leje.
Spartak Kalthi
Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 25 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale; vrasjen në tentativë ndaj Lulzim Berishës në gusht 2005 dhe armëmbajtje pa leje.
Altin Nikolla
Prokuroria ka kërkuar dje dënimin e Altin Nikollës me 20 vjet burg për vrasjen në tentativë të Lulzim Berishës, ndodhur më datë 05.04.2005 dhe armëmbajtje pa leje.
Kristian Begu
Prokuroria ka kërkuar dënimin e Kristian Begut me 20 vite burg për vrasjen e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Lulzim Berisha ndodhur më datë 05.04.2005.
Ahmet Ajeti
Prokuroria ka kërkuar dënimin e Ajetit me 21 vite burg për vrasjen në tentativë të Lulzim Berishës. Ahmet Ajeti është shtetas nga Kosova, lindur dhe banues në fshatin Magurë, komuna Lipjan, i cili akuzohet për vrasjen në tentativë të Lulzim Berishës, ndodhur më datë 30.08.2005, të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal e në bazë të këtij neni dënimin e tij me 21 vjet burgim. Ajeti nuk është arrestuar.
Osman Karpuzi
Prokuroria ka kërkuar dënimin e shtetasit kosovar Osman Karpuzi me 21 vjet burgim për vrasjen në tentativë të Lulzim Berishës, ndodhur më datë 30.08.2005. Karpuzi, ashtu si Ajeti, nuk është arrestuar nga policia.
Si u zbuluan krimet e Bandës së Durrësit
Procesi i Bandës së Durrësit ka 1550 ditë që po shqyrtohet nga gjykata dhe vetëm dje akuza lexoi konkluzionet përfundimtare ndaj 16 të pandehurve. Vetë të akuzuarit ndodheshin dje në gjykatë, por nuk reaguan gjatë pretencës. Të vetmit që thyen heshtjen herë pa
